• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nuk ta fal gjakun e djalit, do ta vras”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

24/06/2025
“Nuk ta fal gjakun e djalit, do ta vras”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

Është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca gjyqësore për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Të pandehur në këtë proces janë Leonard Duka, kreu i “Klanit Duka”, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.
Në këtë seancë pritej të dëshmonte babai i Leonard Dukës, i cili nuk u paraqit për shkak të gjendjes shëndetësore.
Për Muhamet Dukën, avokatja ka paraqitur raport mjekësor.
Ndërkohë Leonard Duka i është përgjigjur pyetjeve të avokates. Ai ka mohuar që të ketë pasur llogari në aplikacionin “Sky ECC” dhe gjithashtu ka mohuar të ketë folur me persona që kanë pasur llogari në aplikacion.
Pjesë nga dëshmia
Avokatja pyet Dukën: A keni patur “Sky ECC”?
Duka: Jo.
Pyetet për kodin..
Duka: S’e kam idenë
Avokatja: Keni patur kontakte me persona që kanë patur Sky?
Leonard Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt
Pyetet lidhur me nje foto të gjetur në Sky…
Duka: Nuk jam unë.
Prokurori Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar, keni patur kontakte?
Duka: Po e kam takuar.
Dibra: Po komunikime të tjera?
Duka: Jo.
Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem, e keni ndarë me njeri?
Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem.
SPAK ka sjellë prova të reja në “Sky ECC” ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt.
Gjatë seancës pati edhe një moment tensioni.
Nëna e Santiago Malkos shpërtheu në akuza, duke thënë: S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Më fute djalin në dhe.”
Pas këtij momenti, nëna e Malkos është nxjerrë jashtë sallës së gjyqit.
Seanca u shty dhe gjykata urdhëroi përsëritjen e fletëthirrjes për Muhamet Dukën, babanë e Leonard Dukës, që të paraqitet dhe të dëshmojë në seancën e radhës.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Man.United siguron zonën Champions, por Carrick mbetet në “ajër”, shpresë edhe për Tottenham (VIDEO)

Man.United siguron zonën Champions, por Carrick mbetet në “ajër”, shpresë edhe për Tottenham (VIDEO)

04/05/2026
Vinicius bën liderin, shtyn festën e Barçës, Arbeloa: El Clasico? Ndeshje speciale (VIDEO)

Vinicius bën liderin, shtyn festën e Barçës, Arbeloa: El Clasico? Ndeshje speciale (VIDEO)

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al