Temperaturat e lartë ditët e fundit kanë shkakatuar ehde vatrat e para të zjarrit në vend. Sipas emergjencave civile, në 24 orët e fundit janë shfaqur 11 vatra zjarri në të gjithë vendin. Situata më problematike ishte në qarkun e Fierit, Beratit dhe Dibrës ku si pasojë e flakëve një sipërfaqe prej rreth 15.5 ha me shkurre, ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër janë djegur.
Vatra zjarri ka në qarqet Fier, Berat, Dibër, Shkodër, Tiranë dhe Elbasan. Mësohet se prefektët e qarqeve kane nisur ngritjen e shtabeve te emergjencave për përballimin e situatës.