Mëngjesi i ditës së sotme për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër nisi me buzëqeshjen dhe urimin për festat e fundvitit nga vogëlushët e shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.
Nxënësit u kanë dhënë punonjësve të Policisë kartolina të krijuara me shumë dashuri nga vetë ata dhe më pas kanë bërë fotografi me punonjësit duke iu shprehur me gjeste fëmijërore se Polici është miku më i mirë i tyre.
Punonjësit e Policisë i kanë falënderuar përzemërsisht nxënësit dhe u kanë uruar atyre e nëpërmjet tyre të gjithë fëmijëve gëzuar festat e fundvitit dhe një vit të ri sa më të suksesshëm e të mbarë🎉🎄