• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Objektet etnokulturore të Musine Kokalarit, disidentes antikomuniste të Shqipërisë

16/02/2025
Objektet etnokulturore të Musine Kokalarit, disidentes antikomuniste të Shqipërisë

Nga Rajmond Kola, VOA

Në Gjirokastër, Qendra Memoriale që është ngritur për Musine Kokalarin pritet të ekspozojë objektet të reja etnokulturore. Objektet që vetë Musineja i ruajti me vite ua dorëzoi të afërmve të saj pak para ndarjes nga jeta në Rrëshen ku vuajti 22 vite internim. Qendra Memoriale në Gjirokastër pret vizitorë nga gjithë hapësira shqiptare, por edhe të huajt që kërkojnë të njohin disidenten antikomuniste të Shqipërisë.

Në një shtëpi të vjetër në Gjirokastër që është kthyer në një muze, Arieta Kokalari hap një kuti të kuqe ku shfaqet një pajë e vajzës gjirokastrite.

“Musine Kokalari e qëndisi vetë këtë pajë, thotë Arieta, ndonëse nuk e veshi kurrë vellon e nusërisë prej burgimeve dhe persekutimeve të gjata të regjimit komunist.

“Janë dy gjëra që më kanë goditur vecanërisht nga objektet që ka lënë Musineja. E para janë objektet e e pajës së vajzës së gjirokastrite, në kohën e ‘nënos plakë’, sic e përcakton vëtë ajo. Musineja e ka qëndisur vetë, i ka paketuar dhe i ka vënë sejcilit objekt dhe një etiketë me shkrimin me dorën e saj. E dyta është një pasuri fotosh mbi 100 vjecare të Gjirokastrës që Musineja i ka ruajtur dhe ku shfaqen shtëpitë madhështore të qytetit ku dy të tretat e të cilave tani nuk janë më pasi janë rrënuar.”

Paja e nuses është pjesë e një pasurie etnokulturore të jashtëzakonshme që në korrik të vitit 1983 Musine Kokalari ua dorëzoi të afërmve të saj Platon dhe Bibika Kokalari në Rrëshen ku vuante internimin, gati një muaj para ndarjes nga jeta.

Bibika Kokalari e tregon e emocionuar atë ditë.

“Kam shkuar në Rrëshen me gjithë tim shoq Platonin. Ajo i kishte bërë gati .Kur na i i dorëzoi hallë Musineja ka bërë një “Ah” të madhe , aq sa edhe sot e kësaj dite, e kam në mendje pshërëtimin e saj. Na i dorëzoi dhe tha : tani vdes rehat”.

Vetë Musineja e la amanet që pasuria etnokulturore që mblodhi, përfshirë edhe nga të burgosurit me të cilët bashkëvuajti dënimet e komunizmit si dhe objektet e saj etnografike t`i jepeshin muzeut etnografik në Gjirokastër.

Por, duke qenë se muzeu etnografik është në shtëpinë e lindjes së ish diktatorit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha në Gjirokastër, Bibika nuk pranoi që objektet të ekspozoheshin atje.

Në një marrëveshje me bashkinë e qytetit, të cilës ishi ishin besuar objektet, pasuria iu dorëzua pak kohë më parë Arietës të afërmes së Musinesë.

Arieta që synon t`i ekspozojë objektet hap pas hapi në Qendrërn memoriale “Muza ime” e cila është ngritur mbështetur nga organizata Trashëgimi Kulturore pa Kufij dhe qeverisë suedeze.

“Gjithë trashëgimia e Musinesë që na u dha nga Bibika është e paekspozuar në Qendërën memoriale që u hap vitin e kaluar. Ne kemi mundësinë tani dhe qëllimi ynë i parë është të ndëtojmë me objektet personale dhomën e saj ashtu si ishte në Rrëshen ku Musineja jetoi mes varfërisë së skajshme dhe vetmisë së interrnimit komunist”.

Arieta thotë se janë 5 valixhe të mëdha me objekte personale të Musinesë, koleksione artikujsh dhe fotografi, dorëshkrime dhe materiale etnografike.

Mes objekteve janë edhe dy shifonë të zi njërin prej të cilëve Musineja e mbajti në gjyqin Ushtarak të Tiranës në vitin 1946 në shenjë zie për dy vëllezërit e saj që komunsitët i pushkatuan pa gjyq.

“Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste”, deklaroi në gjyq Musineja, që do të vuante më pas gati 40 vite burgje dhe interrnime në shenjë hakmarrje nga regjimi.

Musineja thotë Arieta koleksiononte në shtypin e kohës shkrime për periudhën e Rilindjes shqiptare dhe mbante në dhomën e saj fotot të disa prej rilindësve më të njohur shqiptarë.

“Kam vënë re se ajo ishte më tepër e interesuar për epokën e Rilindjes shqiptare dhe figurat e rilindjes. Koleksiononte gjithë artikujt që publikoheshin për ta sepse sic e dimë Musineka e konsideronte veten të fundit të Rilindjes dhe i konsideronte rilindasit mësuesit e saj”

10 shkurti është dita e lindjes së Musine Kokalarit ndonëse në pjesën më të madhe të jetës ditëlindjet e saj ishi të burgosura nga regjimi komunist.

Shkrimtare re dhe publiciste, politikania e parë shqiptare që themeloi një parti opozitare, Musine Kokalari përmes rezistencës ndaj regjimit komunist dhe trashëgimisë së pasur që ka lënë duket se rilind cdo ditë për shqiptarët.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al