• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Objektiv mbetet Champions”, triumfi në derbi nuk zhbalancon Allegrin, Chivu: 4 humbje në 10 javë janë shumë

24/11/2025
“Objektiv mbetet Champions”, triumfi në derbi nuk zhbalancon Allegrin, Chivu: 4 humbje në 10 javë janë shumë

Mike Maignan bën “engjëllin” në “San Siro”, me Milan që i falet gardianit kuqezi, “thyen” Inter në derbin e “Madonnaina” dhe i vihet në ndjekje Romës kryesuese. E kanë të vështirë të pranojnë një fakt të tillë tifozët zikaltërt në një kohë kur ekipi i Chivu kishte 64% kontrollin e topit, goditën dy herë shtyllën, tentuan 20 herë portën e Milan, 6 prej tyre në kuadrat. Në fund, përveç portierin Maignan ai që bëri diferencën ishte “kapiten Amerika”, me Pulisic që përfitoi nga një top i mbetur në zonë për t’i dhuruar Allegrit hakmarrjen e shumë pritur.

Inter e nisi ndeshjen “zjarr”, ku brenda pjesës së parë goditën dy herë shtyllën, fillimisht me Acerbin dhe më pas me Lautaron, por në goditjen e argjentinasit përcaktues ishte edhe devijimi i Maignan. Në fraksionin e dytë, në një nga zbritjet e pakta në sulm, Milan kapi “mat” Inter, me Sommer që nuk devijoi si duhet goditjen Saelemaekers, me Pulisic që përfitoi duke dërguar topin në rrjetë.

Inter reagoi fuqishëm, me Thuram që fitoi një 11-metërsh në minutën e 74-ët, por për herë të dytë në histori në Serie A, Hakan Calhanoglu gaboi nga pika e bardhë me Mike Maignan që i kuptoi krahun duke mbajtur në lojë këtë 3-pikësh jashtëzakonisht të rëndësishëm, një fitore në Derbi që i jep më shumë besim jo vetëm për të siguruar një vend në Champions, por edhe për të synuar titullin në Serie A.

Triumfi në Derbi nuk zhbalancon Allegrin, me trajnerin e Milan që nuk heq dorë nga objektivi kryesor, të sigurojnë një vend në Champions: “Ishte një fitore e bukur në një ndeshje argëtuese. Ky rezultat është i rëndësishëm në nivel psikologjik. Kjo fitore na mban mes 4 ekipeve të para dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne”, u shpreh Allegri.

Sigurisht, në kapin zikaltër, kjo humbje i lë një shije të hidhur, pasi ishte e qartë që meritonin diçka më shumë për atë që dhanë në fushë, por më shumë se sa ky rezultat, trajnerin Chivu e shqetësojnë shifrat: “Nuk më vjen keq vetëm për atë që krijuam, por edhe për golin e pësuar, në të vetmin rast me një rivënie të gjatë, por futbolli kështu është. Djemtë e provuan në të gjithë format, ky është shpirti që dua të shoh. Sigurisht, katër humbje në dhjetë javë janë shumë, por diferenca në tabelë është e ngushtë mes ekipeve”, u shpreh Chivu.

()

Related Posts

Moment kaotik! Dhunë masive në kryeqytet, situata del nga kontrolli në “Arenën e Demave” (VIDEO)
Sport

Moment kaotik! Dhunë masive në kryeqytet, situata del nga kontrolli në “Arenën e Demave” (VIDEO)

09/05/2026
Finale e ‘çmendur’ në Vlorë/ Sopoti triumfon ndaj Luftëtarit dhe rikthehet në Kategorinë e Parë

Dinamo City – Egnatia, finalja e Kupës së Shqipërisë në statistika
Sport

Dinamo City – Egnatia, finalja e Kupës së Shqipërisë në statistika

09/05/2026
Milan, pozicioni i Tares vihet në dyshim, Furlani i kthehet pistës Tony D’Amico

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Një në dy të rinj evropianë e përdorin Inteligjencën Artificiale si person të besuar

Një në dy të rinj evropianë e përdorin Inteligjencën Artificiale si person të besuar

10/05/2026
Lionel Messi: Lamine Yamal është më i miri i brezit të ri

Lionel Messi: Lamine Yamal është më i miri i brezit të ri

10/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al