• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OBSH: Koronavirusi i ri nuk është vdekjeprurës, por duhet frenuar

21/12/2020
Paralajmërimi i OBSH për efektet afatgjata të pandemisë së Covid 19

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka prova që të sugjerojnë se mutacioni i Covid-19 shkakton vdekshmëri më të lartë apo simptoma më të rënda.
Mutacioni u zbulua fillimisht në juglindje të Anglisë e më pas raste u konfirmuan edhe në Danimarkë, Holandë dhe Australi, siç bëri të ditur zyrtarja e lartë e OBSH, Maria Van Kerkhove.
“Nuk ka të dhëna që të sugjerojnë ndryshim të sjelljes së virusit, por megjithatë studime të mëtejshme po kryhen”, u shpreh Van Kerkhove.
Të dhënat paraprake sugjerojnë se varianti i ri, i shfaqur fillimisht në shtator në Britaninë e Madhe, përhapet më shpejt nga personi në person dhe mund të ndikojë tek saktësia e disa testeve diagnostikuese.
Zyrtarja e OBSH u kërkon shteteve të marrin të gjitha masat e mundshme për të parandaluar përhapjen e virusit dhe thotë se sa më shumë të zgjasë pandemia aq më madhe do të jetë mundësia e mutacioneve.
Ekspertët besojnë se mutacioni ka ndodhur tek ndonjë pacient me sistem të dobësuar imunitar që nuk ka arritur të mposhtë virusin.
Mutacionet ndodhin gjatë gjithë kohës, por ky që po alarmon autoritetet po përhapet shumë shpejt dhe rrezikon të bëhet forma mbizotëruese e virusit. Edhe pse nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se është më vdekjeprurës, duke qenë më infektues ai mund të çojë në më shumë njerëz që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Forbes publikon listën: Kush janë 5 njerëzit më të pasur në botë në 2026

Forbes publikon listën: Kush janë 5 njerëzit më të pasur në botë në 2026

28/04/2026
Lajm i mirë për Arbeloa-n, Mbappe mund të jetë në “El Clasico”

Lajm i mirë për Arbeloa-n, Mbappe mund të jetë në “El Clasico”

28/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al