• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OBSH: Shokuese pasojat nga koronavirusi në ShBA

08/12/2020
OBSH: Shokuese pasojat nga koronavirusi në ShBA

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për reagimin emergjent tha të hënën se është shokuese goditja e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, duke pasurparasyshë sa i avancuar është sistemi shëndetësor në këtë vend.
Në konferencën e rregullt të përjavshme, zyrtari Mike Ryan tha se gjatë javëve të fundit Shtetet e Bashkuara kanë përfaqësuar 1/3 e të gjithë personave të diagnostikuar me koronavirus në botë.
“Epidemia ka qenë dërrmuese në Shtetet e Bashkuara. Ka qenë shumë e përhapur. Ka qenë, nëse flasim pa dorashka, shokuese të shohësh 1-2 persona në minutë që vdesin në Shtetet e Bashkuara, në një vend me një sistem të fortë, të mrekullueshëm shëndetësor dhe me kapacitete mahnitëse teknologjike,” tha zoti Ryan.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se agjencia që ai drejton ende nuk ka komunikuar me presidentin e zgjedhur, Joe Biden apo me ekipin e tij. Disa muaj më parë, administrata e Presidentit Trump njoftoi se do të largohej nga OBSH, duke e akuzuar për korrupsion këtë agjenci dhe duke thënë se kjo organizatë ishte bërë servile e Kinës. Zoti Biden ka shprehur synimin për ta anuluar vendimin për largim nga OBSH.
Zoti Tedros tha se nuk parashikon që do të kontaktohen nga zoti Biden apo ekipi i tij deri kur të ndërrohen administratat.
Zyrtarët e OBSH-së thanë gjithashtu se Britania po përgatitet për të filluar vaksinimin kundër COVID-19 këtë javë dhe se ndërkohë që priten së shpejti të miratohen vaksina të tjera, ata nuk parashikojnë skenare ku vaksinimi të bëhet i detyrueshëm në ndonjë vend.
Zëri i Amerikës  citon zyrtarë që thonë se u kanë sugjeruar vendeve anëtare se fushatat e informimit dhe puna për të identifikuar grupet me përparësi për vaksinim si punonjësit e spitaleve dhe të shërbimeve të tjera jetike, po ashtu edhe të moshuarit, do të ishte më efektive se sa vaksinimi me detyrim. OBSH shton se duhen marrë masa për të siguruar popullatën që ka shfaqur skepticizëm, se vaksina nuk është e rrezikshme.
Kate O’Brien, drejtoreshë e OBSH-së për vaksinimet, tha se mund të ketë raste kur në disa vende disa individëve në punë apo funksione të caktuara do t’u kërkohet të vaksinohen, ose së paku do t’u rekomandohet fuqishëm të vaksinohen.

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Na ishte një herë Milan-Juve, zero emocione, “ndizet” gara për Champions (VIDEO)

FOTO/ Na ishte një herë Milan-Juve, zero emocione, “ndizet” gara për Champions (VIDEO)

27/04/2026
Befasi për shkencëtarët! Çernobili 40 vite më pas, jeta e egër rritet mes ndikimit të rrezatimit

Befasi për shkencëtarët! Çernobili 40 vite më pas, jeta e egër rritet mes ndikimit të rrezatimit

27/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al