• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Olti Çaçi: Nis një epokë e re për Sarandën. Na priftë e mbara!

26/06/2023
oltion caci sarande bashkia turizmi

Oltion Çaçi ka bërë një reagim të gjatë pas marrjes zyrtare të detyrës si kryebashkiak i Sarandës. Ai thotë se synimi i punës së tij do të jetë krahas së tjerash përfshirja e Sarandës në listën e destinacioneve turistike të niveleve europiane. Më poshtë mesazhi i plotë i Çaçit.

Faleminderit të gjithë qytetarëve për besimin e dhënë, për ta çuar Sarandën përpara. Sot është një ndër ditët më të bukura të jetës sime që të kem privilegjin e madh të jem i zgjedhuri juaj në krye të Bashkisë së Sarandës. Jo thjesht qytetari i parë i Sarandës, por shërbëtori i parë i saj.

Më lejoni gjithashtu, t’i uroj të gjithë anëtarët dhe kryetarin e Këshillit Bashkiak për detyrën! Tani është momenti që të mos humbim kohë, të gjithë së bashku të nisim punën për projektet tona që do t’i paraprinë të ardhmes, transformimit dhe zhvillimit të Sarandës. Ti japim Sarandës statusin e një destinacioni turistik të niveleve europiane, dhe njëkohësisht pamjen e një qendre urbane moderne dhe sociale dinjitoze.

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mirëqënie për qytetarët tanë, janë prioriteti im! Të ndërtojmë një komunitet të përbashkët, ku secili banor të ndihet i rëndësishëm dhe i respektuar. Do të punojmë pa u lodhur për të përmirësuar sa më parë infrastrukturën tonë dhe për të siguruar shërbime cilësore për të gjithë banorët e Sarandës.

Kemi nevojë urgjente për të mbrojtur dhe ruajtur mjedisin, duke u kujdesur për një qytet të pastër, me më shumë hapësira publike dhe tejkaluar sfidat e viteve paraardhëse për ti paraprirë një sezoni turistik që shënon nisjen e një epoke të re për Sarandën.

Të nisim punën për përmirësimin e shërbimeve publike, arsimin, kulturën dhe sportin, infrastrukturën shëndetësore dhe mundësitë e punësimit. Nuk kemi kohë për të humbur! Kjo është bashkia e gjithësecilit prej jush ku dera e këtij institucioni do të jetë gjithmonë e hapur.

Bashkëpunimi me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me qeverinë dhe donatorët, tërheqja e projekteve të reja për Sarandën dhe përkushtimi ndaj punës do të jetë kryefjala e përpjekjes sonë për zhvillim. Ndaj ftoj sot, gjithsecilin prej jush të bëjmë bashkë histori! Të ndërtojmë një Sarandë më të fortë për fëmijët e së nesërmes që tejkalon veten dhe u pararend zhvillimeve dhe sfidave të së ardhmes. Na priftë e mbara! Faleminderit!

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al