• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OMONIA nuk pranon lëshime për Shqipërinë: Të zbatohen me rreptësi kriteret për integrim në BE

19/11/2023

DEKLARATE E OMONIA

Pak ditë më parë Kryeministri i vendit z. Edi Rama dhe dje Ministri Drejtësisë z. Ulsi Manja – për nga kompetenca shumë më afër çështjes – me deklaratat e tyre publike përpiqen të marrin distancë sigurie nga çështja e mbajtjes në burg dhe për më tepër privimi i të drejtave dhe detyrimeve politike si Kryetar Bashkie i zgjedhur, i z. Fredi Beleri.

Të dakordësuar bëjnë fjalë për çështje që i përket drejtësisë. Në të njëjtën kohë kur juristë me integritet profesional, opozita dhe kryesisht ne si interpretë politikë të Minoritetit Etnik Grek, e konsiderojmë çështjen si persekutim politik dhe të stisur nga shërbimet shterërore. Në seancë gjyqësore madje pati pohime si të autoriteteve të policisë së shtetit edhe të “dëshmitarit të florinjtë” se të parat paguan peshkatarin për të provokuar zyrën elektorale të z. Fredi Beleri – në atë kohë kandidat dhe tanimë Kryetar Bashkie – në gjoja allishverish blerje votash.

Ky skenar i stisur keq u rrënua në sytë e opinionit publik. Ndërkaq që përmendja e vazhdueshme nga Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë me frazën stereotipe se “është çështje e drejtësisë” në thelb përbën paralajmërim për gjykatësit që të mos ketë vendimarrje me integritet profesional dhe ndërgjegje të guximshme, por për të vijuar në mbulimin e kurrthit jo ligjor.

Kurrth që vijon së krijuari fakte të kryera të paligjshmërisë në zonën e Himarës në veçanti përsa i përket grabitjes së pronës në shërbim të interesave okulte të rrethin Kryeministror.
Tanimë janë të ekspozuar dhe konfirmohet e drejta jonë duke mos qenë të vetmit që i denoncojmë në emër të komunitetit lokal.

Në këtë periudhë kohore, nga zgjedhjet e Majit, në Bashkinë Himarës mbizotëron gjendje e mjegullt ku autoritete shtetërore përmes ish Kryetarit të Bashkisë dhe të emëruarit e tij, impenjohen në dhënien e shërbimeve të fundit interesave ekonomikë ilegalë dhe marrveshjeve të errëta të interesit.

E ekspozuar në këtë shkallë, kundrejt Minoritetit Etnik Grek, komunitetit lokal të Himarës dhe pjese të konsiderushme të opinionit publik në vend, propaganda qeveritare përpiqet t{i largohet thelbit të çështjes. As më shumë e as më pak përpiqet ta paraqes atë si një konflikt mes Athinës dhe Tiranës ndërsa në fakt është çështje që vetë Qeveria krijoi dhe për këtë është përgjegjëse.

Si OMONOIA ngulim këmbë se zbatimi rigoroz i kritereve të Kartës së Kopenhagës për vendet kandidate për integrim në BE duhet me rreptësi dhe pa asnjë zbritje pretekstuale të aplikohet edhe në rastin e Shqipërisë.

Në realitet dëshmohet qartazi si përkushtimi i MEG në vizionin e perspektivës integruese të Shqipërisë sikundër mbështetja e drejtë koherente e Athinës për Tiranën në këtë drejtim.
Është tentativë shtantazhimi ndaj procedurave të institucionalizuara dhe vetë institucionet që: me drejtësi të manipuluar, me korrupsion që ja del me sukses të rrëmbej pasuri të qytetarëve ose komuniteteve kishëtare, me trajtim autokratik të pushtetit që në fakt ka përjashtuar rolin e opozitës dhe komunitetet e minoriteteve, me shkelje abuzive të rregullave për procese elektorale të drejta dhe të besueshme, të vetë të drejtës për vetidentifikim të qytetarëve që i përkasin MEG, me përhapje në terren Europian të propagandës së urrejtjes nacionale dhe antihelenizmit, Qeveria Rama të jetë duke kërkuar çeljen thelbësore të procedurave integruese.

Makineria propagandistike e urdhëruar me “analistët politikë” militantë kanë instruksione të qarta dhe po punojnë me zell.

Janë në një përpjekje të dëshpëruar për të krijuar korelacione që i shërbejnë fabulës politike të Qeverisë së z. Edi Rama: rivendosja e rendit ligjor në Himarë, betimi dhe marrja e detyrave nga ana e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë janë thjeshtë pretendim i Athinës.

Dhe më tej akoma mungesa e vullnetit nga ana e Tiranës për të përbmushur detyrimet dhe kushtet paraprake për hapjen e negociatave integruese me Komisionin e Be, paraqitet në opinion si veto e Greqisë!!!

Related Posts

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon
Kryesore

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

25/06/2026
Kryesore

Në ditën e 25-të të protestës, reagon Presidenti: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

25/06/2026
“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…
Kryesore

“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…

25/06/2026
Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!
Kryesore

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

23/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali ka një poezi për ata që e sulmojnë: Lexojeni kur t’ju merren mënd…

23/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

Rama për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

23/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

26/06/2026
Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

26/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al