Policia e Shtetit vijon operacionin për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Gazetari Blendi Fevziu tha gjatë emisionit “Opinion” mbrëmjen e sotme se momentalisht operacioni po zhvillohet në jug të vendit. Ky aksion u ndërmor, pasi policia dyshon se autorët fshihen në Lushnje dhe Vlorë.
Dy ditë më parë policia arreston Redjan Rrajën, si të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe mikut të tij Landi Muharremi. Ndërkohë sot pasdite u raportua se Andi Maloku, shoferi i prokurorit, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
©argjiroja.net