• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Operacioni Beleri 2”: Hisenë e kujt kërkon Vangjel Dule në Vlorë?

18/01/2025
Vangjel Dule: E takoj çdo javë Belerin në burg, është frymëzim

Nga Ylli Pata

Kërkesa politike e Vangjel Dules për një “zgjerim” në qarkun e Vlorës nuk përbën më risi. Megjithatë, konfigurimi politik i këtij zgjerimi nuk e ka pasur dhe marrë hapësirën e duhur të elaborimit të mjaftueshëm.

Kreu i PBDNJ-s, më shumë se dy legjislatura tashmë që e ka braktisur zonën e minoritetit grek të Dropullit dhe ka kandiduar në qarkun e Vlorës.

Thatësira politike e Dules në Dropull, nga ku e ka edhe vendlindjen e tij, ka bërë që të zhvendosë zonën zgjedhore me një epiqendër politike Himarën, me shpresë për të marrë vota edhe në zonën e Finiqit.

Megjithatë, nëse shikon zgjedhjet parlamentare dhe sjelljen e elektoratit të Vlorës, Dule asnjherë nuk ka pasur mjatueshëm votat e duhura për të dalë deputet. Në zgjedhjet e vitit 2017, ka arritur të dalë vetëm duke qenë pjesë e listës së sigurtë të PD-së në qarkun Vlorë.

Dalje që i ka kushtuar mjaft shtrenjtë jo thjesht PD-së dhe opozitës, por atij që quhet “hambar i votave të së djathtës” që nga kufiri i Vlorës me Fierin, të gjithë Lumin e Vlorës, Bregdetin e deri në Sarandë.

Edhe pse Vlora konsiderohet si sasi, një bastion i së majtës, ky qark ka një konfigurim të rëndsishëm politik djathtas, të cilin e ka historik e tradicional, por edhe cilësor.

Që do të thotë, kemi të bëjmë me një elektorat të qëndrueshëm të së djathtës shqiptare reale, i cili edhe në kohën e komunizmit dhe pas tij, pra në 34 vjetëshin e fundit, ka qenë një komunitet i qëndrueshëm i vlerave që përfaqëson e djathta. Që nga patriotizmi, dhe vlerat e tjera konservatore që vjen nga e djathta tradicionale shqiptare.

Vlora, në ditën më të keqe për Partinë Demokratike siç koha pas vitit 1997, e ka pasur besnik komunitetin e saj, që përgjithësisht kur zgjidheshin deputetët me mazhoritar, merrte 2 deputetë. Pas instalimit të sistemit spanjoll, pra proporcional-rajonal, i ka pasur të sigurtë 4 deputetë dhe ka synuar të pestin. Të cilin nuk e ka marrë asnjë herë. Dhe sidomos në vitin 2009 për pak fare.

Le të vijmë te hiseja politike e Vangjel Dules në qarkun Vlorë. Ai u zgjodh në 2017-ën, duke përfituar thjesht nga numri 3 në listë dhe madje është zgjedhur nga vota të djathta, që në thelb janë antagoniste me politikën e PBDNJ-së. Përkatësisht janë vota të komunitetit çam të Vlorës. Të cilët, me partinë që i ka përfaqësuar e kanë marrë një deputet në qark, pra i kanë të gjitha mundësitë elektorale për ta arritur këtë objektiv. Nga ana tjetër, një komunitet i djathtë tradicional në Vlorë qytet, Labëri, por edhe në fshatrat e bregdetit e deri në Sarandë, janë gjithashtu kompakt në antagonizmin ndaj politikave të PBDNJ-së dhe Athinës zyrtare në lidhje me pretendimin për Himarën.

Vetë bashkia Himarë, në zgjedhjet e fundit të pjesshme, të 4 gushtit të vitit që lamë pas, pati daljen më të madhe se vitet e tjera. Në këtë dalje, të gjitha votat e hedhura në kuti për dy garuesit për kryebashkiak shkojnë rreth 8500 vota. Pra sikur të gjithë votuesit e Himarës të votojnë për Dulen, ai nuk e bën një deputet. Në 2017-n, i mori vendin Dashamir Tahirit, i cili siguroi më shumë vota në garën e fortë me PDIU-në pas ndarjes me Shpëtim Idrizin. Në 2021-shin, ku zgjedhjet ishin më të qarte; e majtë e djathtë, Dule nuk rrezikoi por u vendos i 15-i në Tiranë, ku përfitoi si pasojë e vendimit të Lulzim Bashës për të caktuar në listn e sigurtë t gjithë aleatët e PD-së.

Ndërkaq, në 2023, me të ashtuquajturin “rasti Beleri”, në lojë hyri edhe Athina zyrtare, e cila edhe nëpërmjet Dules, por edhe direkt, lidhi aleancë të fortë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilën i lanë zonë të lirë Himarën.

Edhe në bashkinë Himarë, pra fshatrat që përbëjnë këtë njësi administrative, PD dhe opozita mori kosto të lartë karshi militancës dhe votuesve të saj. Të cilët kanë qenë përgjithësisht jo te lineuar në politikën e Athinës për Himarën.

Kurse përtej Himarës, kostoja e PD-së dhe opozitës, është edhe më e madhe, sidomos në qytetin e Vlorës, ku e djathta ka pasur dhe ka një bërthamë të rëndësishme qytetare dhe intelektuale, por edhe në Labëri.

Me fjalë të tjera, Dule, në logjikën e konfiguracionit të tij politik si aleat i PD-së dhe së djathtas, nuk ka hise në qarkun Vlorë. Përveç se mud të përfitojë nga rreshtimi politik i Sali Berishës në linjën e Athinës.

Linjë, e cila ka objektivat dhe synmet e saj strategjike apo taktike. Tashmë nuk është e fshehtë përpjekja për të rritur influencën në Himarë, në mënyrë që të krijohet ajo lidhje gjeopolitike me bashkitë e Finiqit dhe Dropullit, siç janë në hartë.

Por në këtë aleancë me Athinën, siç e kanë treguar faktet dhe vetë votat, PD dhe opozita nuk fiton asgjë, përveçse than elektoratin e saj tradicional. Me një efekt zinxhir, i cili nëse përdoret me kujdes dhe zgjuarsi mund të kthehet në pjellor për partitë e reja të opozitës.

I vetmi që “përfiton” është Sali Berisha i cili kerkon me ngulm një aleat të rëndësishëm perëndimor, por siç e kanë treguar faktet dhe zgjedhjet, kjo ka qenë ose iluzion, ose levizje në boshllëk./TemA

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

17/12/2025
Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt

Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al