• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ goditet grupi kriminal ‘Balerina’, në pranga 7 persona

18/11/2017
Nis operacioni kombëtar ‘Forca e ligjit’, ja cilët janë të arrestuarit e parë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka dhe Zv/Prokurori i Rrethit Shkodër Albert Murçaj në deklaratë për median për operacionin “Balerina”.

Përshëndetje:

Jam këtu me përfaqësuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodrër, për të njoftuar detajet nga operacioni i fundit i përbashkët kundër trafiqeve, e konkretisht në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Në këtë kuadër janë arrestuar,  7 shtetas  të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në  Shkodër.

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N,  25 vjeçe, banuese në Lezhe.

 – A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion  u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor  me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

•       Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.

•       Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.

•       Një armë zjarri pistoletë.

•       Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.

•       Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

•       Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal. Policia e Shtetit po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al