Pasi Partia Demokratike humbi zgjedhjet e 25 prillit, Floriana Garo, e cila u emërua zëdhënëse e fushatës së PD-së, shprehet se mbeti shumë e zhgënjyer nga rezultati.
Mësohet se ajo i është rikthyer jetës së mëparshme, në Zvicër, në biznesin e saj ‘Bonafide’.
Para disa orësh, ish-missi ka publikuar një foto me një prej partnereve të saj në biznes duke lënë të kuptohet se i është kthyer jetës së saj atje.
Ajo që vihet re është se Floriana ka fshirë dhe emërtimin e mëparshëm si zëdhënëse e fushatës së PD-së në bion e saj të Instagramit, duke vendosur informacionet e hershme si prezantuese dhe linkun e biznesit të saj.