• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Pa gjurmë’, si u zhduk 33-vjeçari në Sarandë. Dyshime për përfshirje në trafikun e drogës (VIDEO)

28/01/2020
‘Pa gjurmë’, si u zhduk 33-vjeçari në Sarandë. Dyshime për përfshirje në trafikun e drogës (VIDEO)

Episodi i një ngjarje të rëndë të ndodhur në mal, në Manastir, mes Sarandës dhe Ksamilit, por edhe telefonata e papritur që bëri me nënën një javë pas zhdukjes, ngre dyshime të mëdha për fatin e 33-vjeçarit Armond Ndreca nga Reçi i Mirditës. Historia e të riut erdhi e rrëfyer nga nëna Dava Ndreca në emisionin ’’Pa gjurmë’’.

Dyshimet se u fut në rrjetin e drogës hodhi dritë mbi ngjarjen që ndodhi në vitin 2005, kur sipas dëshmive pasi i riu refuzoi të transportonte lëndën narkotike u qëllua me qytën e armës në këmbë dhe kokë nga ‘kapo’ i grupit. Pas ngjarjes humbi çdo gjurmë e Armondit, i cili ndërpreu kontaktet me familjen që pas telefonatës së fundit që bëri një javë pasi u largua nga shtëpia, më 3 nëntor të vitit 2005, me destinacion Greqinë

’’Shpresën tek Zoti dhe tek ju. Sido që të ketë ndodhur. Unë shpresoj të gjendet i gjallë. Ai doli nga shtëpia më 3 nëntor 2005, në Lezhë. Më tha atë ditë se do të shkonte në Greqi dhe më kërkoi para për të ikur. Unë i thashë: Lekët po ti jap, por unë dua me ardh në shtëpi.

Ika në shtëpi, pasdite nuk erdhi fare. As të nesërmen, as pas një jave

’’Me kë do ikësh?- i thashë. ’’Dua me ik me E.D nga Lezha dhe me G.B nga ishulli Shëngjin’’-më tha.

Prit telefonatën dhe nuk mori kurrë. Atë ditë që nuk erdhi ishte nisur në atë rrugë. Paratë nuk e di ku i ka gjetur. I kam dhënë vetëm një 10 mijë lekë.

Nuk erdhi më kurrë që nga dita që iku. Lekët ia dhashë atë moment që mi kërkoi’’- flet e përlotur nëna në studio.

Dy shokët që u nisën bashkë me të, u kthyen në familje por asgjë nuk u zbulua se cili ishte fati i të riut. Madje pas një jave, G.B, një nga dy shokët sjell në familje telefonin e djalit, duke u komunikuar se i ktheu policia në kufi dhe se Armondi qëndroi në Sarandë, për të punuar dhe do të nisej sërish drejt tokës helene. Dyshimet e familjes se një nip i fisit e futi në rrjetin e drogës ngre një tjetër pistë tek familjarët, atë të një eliminimi të mundshëm fizik për pazare droge.

’’Pas një jave, filluan duke ardhur shokët e djalit në shtëpi, çdo ditë, shokë të tjerë, jo me ata që u nis.

Më 11 nëntor më bën një telefonatë anonime. Më tha se ishte në Greqi. I thashë:-Nuk e besoj. E di që je në Sarandë.

Më tha se ndodhej në Athinë. Ne verifikuam dhe ai kishte gënjyer. Ishte zëri i djali dhe dyshoj se ajo telefonatë ishte e imponuar nga dikush.

Dyshoj tek nipi i fisit F.D. Ai e ka futur në atë punë. Ai merrej me drogë.

Mora F.D dhe ai nuk e hapi kurrë telefonin. I bëra mesazh: ’’Hap telefonin se do të shkoj në polici’’. Na trego për Mondin.

Na tha: S’ma ndjen për kërkënd. Ai e ka futur në kurth, në ato punë. Shoku tjetër E.D u kthye 3 muaj më pas. Ai na ka thënë në atë kohë se nuk di më asgjë për Armondin.

E denoncuam në policinë e Lezhës. Flitet se një ngjarje ka ndodhur në Sarandë, në Manastir. Kjo dëshmi erdhi nga disa persona në gjyq. Shokët thonë se është vrarë nga kapoja i madh. 12 veta u nisën në Greqi. U nisën me furgon përpara dhe mallin e kishin në bagazh. Kur kanë arritur në destinacion se do merrnin në krah mallin. Djali e ka kuptuar që është futur në kurth. Armondi nuk ka pranuar dhe është qëlluar me qytën e automatikut në këmbë dhe më pas në kokë, nga kapoja i grupit. Shokët thanë se nuk mundën ta ndihmonin, vetëm se e kanë parë të larë në gjak. Ai që e goditi është arrestuar në Spanjë dhe është nga Fratari i Fierit. Pati dalë edhe në një gazetë në vitin 2012, si i dyshuar se mund të ketë vrarë djalin atë ditë. Shokët thonë se ne u larguam me ngarkesën e drogës në krah’’-sqaroi në studio Dava Ndreca, nëna e Armondit.

Pas kësaj dëshmie të nënë Davës në studio e emisionit ’’Pa gjurmë’’ reagon edhe babai i një prej shokëve, me të cilët u nis drejt Greqisë atë kohë.

“Mua më vjen keq së pari, për atë që ka ndodhur. Unë e kam sqaruar Davën pikë për pikë çfarë më ka thënë djali. Ai më ka thënë se janë nisur nga Lezha, drejt Sarandës. Djali na ka treguar se ka qenë një person që i ngarkonte si gomar me drogë, për transport droge Shqipëri-Greqi. Djali im është larguar dhe është rikthyer në familje. Momentin kur ka ndodhur ngjarja në mal, djali im thotë se nuk ka qenë atë ditë. E ka dëgjuar nga të tjerët.” tha babai i E.D

Por minutat në vazhdim një dëshmi që mbërriti në studion e ’’Pa gjurmë’’ flet për një person i cili pretendon ta ketë takuar Armondin, në vitin 2011, informacion për të cilin po punohet nga stafi lidhur me vërtetësinë e tij.
Report Tv

Related Posts

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“A është Tajson Furi këtu?”, Xhoshua nuk përmbahet pas triumfit ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën! Jam kampioni më i ashpër dhe më i pamëshirshëm që ka ekzistuar

27/07/2026
Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al