Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme aktorin Albano Bogdo, i arrestuar dy ditë më parë. Bogdo u arrestua, pasi u kap nga policia duke drejtuar makinën pa patentë, ndërkohë mësohet se gjykata ka caktuar ndaj aktorit të humorit masën e detyrimit të paraqitjes.
Aktori Albano Bogdo nuk është i pajisur me leje drejtimi. Kjo nuk është hera e parë që aktori ka probleme me drejtësinë. Në ditën kur Erdogan erdhi në Shqipëri, Bogdo u përplas me efektivët duke u kërkuar që të lironin rrugën e cila ishte e bllokuar.