POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj një 17-vjeçari, banues në qytet.
Sipas njoftimit zyrtar, i mituri është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar një automjet pa qenë i pajisur me leje drejtimi, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe thekson se drejtimi i automjeteve pa leje drejtimi përbën rrezik serioz për jetën e drejtuesve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.









