Vazhdon dhuna ndaj bluzave të bardha. Një tjetër rast është regjistruar në qytetin e Vlorës. Mjeku i urgjencës me inicialet F.G. është goditur nga familjarët e një pacienti që ndërroi jetë. Mësohet se pacienti ishte paraqitur pasditen e së premtes në spital. Pasi i janë bërë analizat dhe i është dhënë mjekimi është dërguar në shtëpi, por për fat të keq ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Familjarët e kanë dërguar në spital, por ishte tepër vonë. Për pasojë, ata kanë fajësuar mjekun të cilin e kanë dhunuar. Ky është rasti i gjashtë që shënohet në pak muaj









