• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pagoi gruan me 11 milionë lekë dhe dyshohet se abuzoi me fondet, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar

09/01/2025
Pagoi gruan me 11 milionë lekë dhe dyshohet se abuzoi me fondet, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar

Qeveria shkarkon nga detyra drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Vendimi për shkarkimin e Altin Bashës u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Altin Basha akuzohet se ka shpërdoruar fondet e Teatrit Kombëtar.

Sipas akuzës Basha kishte punësuar si kostumografe bashkëshorten e tij për shfaqen “Vojçek” dhe e kishte paguar atë 11 milionë lekë për kostumet e kësaj shfaqje, rreth 840 mijë lekë për veshjet e çdo aktori.

Gjithashtu ipas akuzës kanë dalë edhe emra fiktivë, të cilët janë paguar sikur të kenë qenë pjesë e Teatrit.

Pas skandalit që shpërtheu për fondet e Teatrit Kombëtar nën drejtimin e Altin Bashës, reagoi edhe ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ministria lajmëroi asokohe ngritjen e një grupi të posaçëm që do të zhvillonte hetimet për Teatrin Kombëtar për të vërtetuar të gjitha pretendimet e ngritura.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndjekur me vëmendje, sikurse me shqetësim, zhvillimet e fundit mbi kronikat e transmetuara nga një emision investigativ lidhur me menaxhimin në Teatrin Kombëtar. Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më datë 23.12.2024 ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar. Pas shqyrtimit me detaje të të gjithë dokumentacionit dhe fakteve të raportuara, do të vlerësohet përputhshmëria dhe do të merren masat ligjore të nevojshme”, thuhej ne sqarimin e MEK-it ne dhjetor.

Përkohësisht ne vend të Altin Bashës është komanduar si drejtor i Teatrit Kombëtar, aktori Indrit Çobani.

Related Posts

I riu nga Tepelena i shpëton dënimit me vdekje në Kinë, Apeli rrëzon vendimin (VIDEO)
Kryesore

I riu nga Tepelena i shpëton dënimit me vdekje në Kinë, Apeli rrëzon vendimin (VIDEO)

05/10/2026
Reforma miratohet më 8 tetor, Berisha njofton protestë para Kuvendit
Kryesore

Reforma miratohet më 8 tetor, Berisha njofton protestë para Kuvendit

04/10/2026
Flet mikesha e saj: Monika Lubonja është më shumë se e gjunjëzuar
Kryesore

Flet mikesha e saj: Monika Lubonja është më shumë se e gjunjëzuar

03/10/2026
Gjirokastër, neutralizohet vatra e zjarrit në Karjan
Kryesore

Gjirokastër, neutralizohet vatra e zjarrit në Karjan

03/10/2026
Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
Kryesore

Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem

03/10/2026
Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I riu nga Tepelena i shpëton dënimit me vdekje në Kinë, Apeli rrëzon vendimin (VIDEO)

I riu nga Tepelena i shpëton dënimit me vdekje në Kinë, Apeli rrëzon vendimin (VIDEO)

05/10/2026
Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

04/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al