• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pagoi zv.ministren me 1 mijë euro dhe peshk, biznesmenia durrsake që dëshironte punën në shtet përfundon në spital

15/07/2021
Pagoi zv.ministren me 1 mijë euro dhe peshk, biznesmenia durrsake që dëshironte punën në shtet përfundon në spital

Florida Beu, 30-vjeçarja nga qyteti i Durrësit, që dyshohet se i dha rryshfet zëvendësministres Rovena Voda, ka përfunduar e shtruar në spital, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Dosja e saj është veçuar dhe seanca në GJKKO po vijon për dy të pandehurat e tjera Rovena Voda dhe Majlinda Hasani.

Kujtojmë se Beu ka përdorur të gjitha mënyrat që të niste punë në Ministrinë e Brendshme, edhe pse ajo në Durrës kishte disa biznese të saj, dhe mund të themi që nuk ishte aspak në kushtet e mbijetesës.

Të tjera gratë që u kapën në përgjime mbahen nën masën e arrestit të shtëpisë, dhe akuzohen për korrupsion dhe ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Zv.ministrja Rovena Voda, mbërriti në GJKKO pak më parë, dhe do të jetë e pranishme në seancën ku do të caktohet masa e sigurisë ndaj saj.

Kujtojmë se Rovena Voda, ish zv.ministre e Brendshme ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht.

Nga informacionet brenda akuzës mësohet se SPAK ka qenë duke hetuar një tjetër dosje, dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv.ministres.

Sipas burimeve hetimet për çështjen tjetër kanë nisur në vitin 2019 e me pas çështja u veçua sipas hetimeve.

Ja çfarë zbuluan përgjimet:

Në 13 shkurt 2020 Avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë një takim. Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për t’u punësuar. Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku.

Rovena Voda ka telefonuar dike në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste. Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.

Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës më ngeli mendja mos duheshin më shumë para. Se të paktën të na fuste në një vend të mirë. Më pas, Majlinda dëgjohet duke thënë se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë.

Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që ta ndjej si detyrim.

Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk.

Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

Related Posts

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
Kryesore

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Për ju që e humbët, ja kush u eliminua nga Ferma VIP

Jo 100 ditë! Zbulohen detajet e finales së Ferma VIP 3

23/05/2026
Indri mes Vanesës dhe Klevisës, letra misterioze trazoi Ferma VIP, çfarë u diskutua nga opinionistët?

Indri mes Vanesës dhe Klevisës, letra misterioze trazoi Ferma VIP, çfarë u diskutua nga opinionistët?

23/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al