• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pakti për Universitetin, Bledi Çuçi: Gati punësimi për 50 studentë ekselentë të Universitetit Bujqësor (VIDEO)

18/01/2019
Pakti për Universitetin, Bledi Çuçi: Gati punësimi për 50 studentë ekselentë të Universitetit Bujqësor (VIDEO)

”Në ditët e para të janarit kemi biseduar me gjithë stafin e Universitetit Bujqësor dhe kemi bërë një projekt partneriteti i cili është bazuar në 3 shtylla kryesore. E para është punësimi i gjithë studentëve që mbarojnë universitetin, e dyta është financimi i universitetit nëpërmjet mekanizmave që do krijojmë në ministri dhe e treta është kërkimi shkencor”.

Kështu deklaroi sot Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin, një takim i organizuar me ministrat e përfshirë në grupin e punës, rektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë.

”Në lidhje me punësimin kemi rënë dakord që jo vetëm praktikat mësimore që të gjitha agjencitë e varësisë së ministrisë po ashtu dhe aparati ministrisë është i gatshëm që të pranoj studentët e Universitetit Bujqësor por edhe praktikat profesionale mbas përfundimit të studimeve, të gjitha agjencitë do të vendosen në dispozicion të studentëve ekselentë për praktikat profesionale. Janë 50 vende të lira për 50 studentë që mbarojnë ekselentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës”, tha Çuçi.

Ai shtoi se, ”përsa i përket financimit po krijojmë atë që ne e quajmë ”fondi i përgjegjësisë sociale” dhe nëpërmjet këtij fondi ne do ndihmojmë me infrastrukturë dhe pajisje Universitetin Bujqësor.Kemi rënë dakord në terma të përgjithshëm që do financojmë kryesisht atë që universiteti e ka shumë të shenjtë që është ferma e universitetit që janë 130 hektarë që Universiteti Bujqësor i ka në dispozicion dhe ne do kontribuojmë drejtpërdrejt në infrastrukturë që atë ta kthejmë në një nga fermat më moderne në Shqipëri”.

”Gjithashtu përsa i përket financimit kemi rënë dakort që ekspertizën e Universitetit Bujqësor ne ta përdorim gjatë kërkesave që ne do kemi për marrje ekspertize në projekte të ndryshme qoftë me donator, qoftë me financim të buxhetit të shtetit. Është një dokument që po definohet, jemi duke u marr me detajet e fundit dhe shpresoj që shumë shpejt do ta konkretizojmë në një marrëveshje midis ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Universiteti Bujqësor të Tiranës”, përfundoi Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al