• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pallati që çoi në burg drejtoreshën e Bashkisë Sarandë, me leje ndërtimi të shtyrë nga gjyqtari i Gjirokastrës që zhbllokoi 7 ton ushqime të skaduara

23/02/2022
Pallati që çoi në burg drejtoreshën e Bashkisë Sarandë, me leje ndërtimi të shtyrë nga gjyqtari i Gjirokastrës që zhbllokoi 7 ton ushqime të skaduara

Arrestimi i drejtoreshës së Inspektoriatit Vendor të Mbrotjes së Territorit në Bashkinë Sarandë, Romina Pulaj, ekspozon edhe një anë tjetër të masakrës që është bërë me lejet e ndërtimit në Shqipëri duke përdorur edhe sistemin e korruptuar të drejtësisë.

Sa i përket pallatit 7 katësh për të cilin u arrestua Pulaj, rezulton se leja e ndërtimit është miratuar në vitin e largët 2006. Normalisht që ajo do duhej të ishte shuar pas një afati të caktuar, por përmes vendimeve gjyqësore është shtyrë vazhdimisht. I fundit nga gjyqtarët që ka firmosur shtyrjen e saj është Elidon Papazisi, gjyqtari i Gjykatës Administrative Gjirokastër.

Ai ka shpallur vendimin në shtator 2020 duke lënë 36 muaj afat për kryerjen e punimeve. Si është e mundur që një leje ndërtimi e përpara 16 viteve t’i ketë rezistuar edhe miratimit të planit të përgjithshëm vendor të Sarandës për kaq shumë kohë? Duket absurde që kjo leje të jetë valide për kaq shumë vite. Gjyqtari që e ka dhënë i fundit vendimin për shtyrjen e saj është larguar nga detyra për t’i shpëtuar vettingut.

Kujtojmë gjithashtu se Elidon Papazisi është ai që zhbllokuar me vendimin e tij 7 ton ushqime të skaduara. Për këtë rast zv.kryeministri i kohës, Erion Braçe, kishte kërkuar hetim të tij. Por bëmat e Papazisit nuk mbarojnë me kaq. Ministri Bledi Çuçi i kishte bërë një letër ILD dhe KLGJ për hetim të gjyqtarit Papazisi pasi me vendimet e tij “KÇK” ishte bërë pengesë për operacionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Thënë këto, edhe historia e pallatit 7 katësh në Sarandë që çoi prapa hekurave drejtoreshën Romina Pulaj, është një mpleksje interesash korruptive të shumë zyrtarëve, që nga pushteti vendor, policia dhe sistemi i drejtësisë. Më poshtë leja e ndërtimit e vitit 2006 dhe vendimi i fundit i vitit 2020 për shtyrjen e saj. ©argjiroja.net 

 

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga hyrja deri në finale, Ludo Lee rrëfen rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 4

Nga hyrja deri në finale, Ludo Lee rrëfen rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 4

12/03/2026
Abissnet Superiore/ Statistikat e fazës së tretë, Vllaznia skuadra më e mirë në 9 javët e fundit

Abissnet Superiore/ Statistikat e fazës së tretë, Vllaznia skuadra më e mirë në 9 javët e fundit

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al