• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pamja e Ilir Metës në gjyq ngjalli debat në rrjet, reagon Monika Kryemadhi

01/05/2026
Pamja e Ilir Metës në gjyq ngjalli debat në rrjet, reagon Monika Kryemadhi

Pas reagimeve të shumta në media dhe rrjete sociale për pamjen e ish-presidentit Ilir Meta gjatë seancës së fundit gjyqësore, ka ardhur një deklaratë e fortë nga Monika Kryemadhi, e cila ka komentuar ndryshimet fizike të tij dhe rrethanat e procesit.

Në një intervistë për mediat, Kryemadhi tha se transformimi i tij fizik nuk lidhet me gjendje shëndetësore të rënduar, por me kushtet e izolimit, të cilat sipas saj kanë ndikuar në rënien në peshë dhe pamjen e lodhur. Ajo theksoi se mungesa e ajrit të pastër dhe e ekspozimit në diell kanë ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e tij fizike.

“Po të shohësh posturën e Ilir Meta është më i drejtë se ç’e ka patur. Kostumin e ka patur 56, duhet ta kishte 52. Nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper. Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet që ka,” u shpreh ajo.

Një tjetër detaj që Kryemadhi kritikoi ishte mbajtja e ish-kreut të shtetit në një “kafaz” xhami gjatë seancës, të cilën e cilësoi si masë ekstreme dhe denigruese. Ajo e krahasoi këtë situatë me raste të rënda ndërkombëtare, duke pretenduar se një trajtim i tillë nuk i përket një figure politike.

Sipas saj, procesi ndaj Ilir Meta është politik dhe i ndikuar nga institucione të drejtësisë dhe aktorë ndërkombëtarë, duke e cilësuar atë si një “goditje të stisur”.

Pavarësisht situatës, Kryemadhi tha se ruan respektin për të si prind i fëmijëve të saj. Ajo tregoi gjithashtu se familjarët e tij e vizitojnë një herë në javë dhe i dërgojnë ushqime, duke u përpjekur të ruajnë një rutinë sa më normale në këto rrethana.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

14/07/2026
Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar

I vendosin ultimatum për “po” ose “jo”, Elseid Hysaj merr ofertën zyrtare nga klubi i Serisë A

14/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al