Një vajzë e mitur ka humbur ndjenjat në Bullgari nga tollumbaci me azot. Pamjet tregojnë disa vajza në një nga ambientet e kryeqytetit Sofje që konsumojnë tollumbace, një drogë që po përflitet së fundmi për përhapjen e saj tek të rinjtë.
Vajzat nga pamjet duken të mitura, por ende nuk dihet realisht mosha reale e tyre. Në video shihet që një nga vajzat humb ndjenjat pasi e pi disa herë tollumbacen.
Tullumbacja sipas toksikologëve konsiderohet drogë e rrezikshme e cila përbehet nga azoti. Së fundi kanë nisur ndërhyrjet për ndalimin e shitjes së saj nga bizneset.