• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e pazakontë/ Tre motra trinjake nuk ndahen as në universitet, zgjedhin të studiojnë farmacinë (VIDEO)

26/09/2026
Historia e pazakontë/ Tre motra trinjake nuk ndahen as në universitet, zgjedhin të studiojnë farmacinë (VIDEO)

Tre motra, tre trinjake nga Kukësi dhe një histori e rrallë suksesi.

Teksa ngjisin shkallët e Fakultetit të Mjekësisë plot emocione, trinjaket kanë vendosur të mos ndahen as në auditorë.

Në preferencat e tyre ishte edhe stomatologjia, por për të qenë bashkë vendosën që të trija të studiojnë për farmaci.

“Ishte në dëshirën tonë që të vazhdonim farmaci”, shprehet njëra nga motrat.

Të trija e kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera maturën në gjimnazin e Kukësit dhe duket se dhe prirjet i kanë të njëjta në shkenca ekzakte.

Jo vetëm rezultatet e shkëlqyera, por edhe lidhja e veçantë që kanë me njëra-tjetrën i bashkon që prej lindjes e mesa duket nuk do të ndahen as në bankë.

Edhe pse trinjakë në karakter janë të ndryshme, Ajsel duket se paraprin gjithmonë kur bëhet fjalë për t’u shprehur.

“Unë jam pak më e shkathët, ndërsa unë dua vetëm atë shoqërinë e ngushtë. Qëndron pak brenda komfortit të saj”, shprehet Ajsel.

Trinjaket u bashkuan me studentët e tjerë në Ditën Botërore të Farmacistëve, ku tema e këtij viti ishte “Fuqizimi i farmacistit për një të ardhme të shëndetshme”.

Urdhri i Farmacistëve zhvilloi disa aktivitete për të promovuar rolin dhe rëndësinë e farmacistit. U shpërndanë fletëpalosje me këshilla për përdorimin e barnave tek fëmijët.

Ndërkohë që u dërguan një sasi me produkte farmaceutike dhe materiale higjieno-sanitare në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”./ TCH

 

Related Posts

Plot 117 vjeç, qeveria miraton pension të posaçëm për gruan më të vjetër në Shqipëri, Qamile Marra
Pikante

Plot 117 vjeç, qeveria miraton pension të posaçëm për gruan më të vjetër në Shqipëri, Qamile Marra

07/10/2026
“Portokalli” u tall me protestuesit, reagon Agron Llakaj: Ndalni urrejtjen ndaj aktorëve!
Pikante

“Portokalli” u tall me protestuesit, reagon Agron Llakaj: Ndalni urrejtjen ndaj aktorëve!

05/10/2026
Të rrisësh një foshnje në Shqipëri kushton sa 66% e pagës vjetore, barra e dytë më e lartë në Europë
Pikante

Të rrisësh një foshnje në Shqipëri kushton sa 66% e pagës vjetore, barra e dytë më e lartë në Europë

20/09/2026
Shqipëria po zbrazet, lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Pikante

Shpenzimet për bebet në Europë/ Ja cilat vende janë më të shtrenjta, si renditet Shqipëria

20/09/2026
Ja cilat janë 10 vendet më të rrezikshme në Europë për drejtimin e makinave
Pikante

Ja cilat janë 10 vendet më të rrezikshme në Europë për drejtimin e makinave

02/09/2026
Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA
Kryesore

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

10/10/2026
Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi

Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi

10/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al