• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pandeli Majko i dorëzon dorëheqjen Edi Ramës

06/07/2018
Pandeli Majko i dorëzon dorëheqjen Edi Ramës

Një debat i ashpër i një nate me parë dhe mosvotimi i ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, bënë që Ministri i Diasporës Pandeli Majko t’i drejtohej zyres se kryeministrit Edi Rama që të premten në mëngjes. Burimet i thanë Top Channel se Majko i ofroi dorëheqjen kryeministrit, por ky i fundit mësohet se e ka refuzuar.

Majko shfyrtëzoi një telefonatë për t’u largua nga salla të enjten në mbrëmje vetëm pak para se të niste votimi për ligjin që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar. Ky ishte vetëm epilogu i një diskutimi me ton dhe gjeste mes tij dhe Kryeministrit Rama, ku të dy dukeshin mjaft të irrituar.

Distanca e tyre nga kamerat e bën të pamundur të dëgjohet biseda, por sipas deputetëve të Partisë Demokratike që qëndrojnë të ulur pranë postacionit të kabinetit të qeveritar, Rama i është drejtuar Majkos me fjalët: “Mos më bëj numra, po nuk deshe të votosh, ik në shtëpi!” Pas kësaj, Majko duket në pamje ndërsa merr celularin, hap një telefonatë dhe del nga salla e Parlamentit pa marrë pjesë në votim.

Gjatë të premtes Majko nuk iu përgjigj interesimit të Top Channel për të shpjeguar se cfare ndodhi në Parlament dhe qëndrimin e tij për Teatrin Kombëtar. Për të njëjtën godinë, Pandeli Majko ka pasur edhe një tjetër përplasje me Edi Ramën, kur në vitin 2002, atëherë kryebashkiaku Rama kërkonte ta prishte Teatrin duke e cilësuar “një muze për mbathjet e Violeta Manushit”. Në atë kohë Majko ishte Kryeministër i vendit dhe nuk pranoi planin e Ramës.

16 vjet më pas, demokratët i kërkuan Pandeli Majkos të tregojë të njëjtën koherencë. Por thirrjes publike të kreut të opozitës Basha, Majko iu përgjigj me një postim në Twitter, ku i pëlqen t’i rikujtojë vetes se ka qenë dy herë kryeministër i vendit. Përgjigjia e tij më shumë se politike, ishte një koment prej kritiku arti që jep këshilla për kalendarin artistik.

Të enjten e seancës parlamentare Majko ishte një prej ministrave që qëndroi më gjatë nga të gjithë në sallë, por nuk tha asnjë fjalë për teatrin./tch

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al