• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pandemia e Covid, Sllovakia për një ditë teston gjysmën e popullsisë

02/11/2020
Pandemia e Covid, Sllovakia për një ditë teston gjysmën e popullsisë

Pothuajse gjysma e të gjithë popullsisë së Sllovakisë u testua për Covid-19 të shtunën, në ditën e parë të një testimi masiv me të cilin qeveria shpreson se do të ndikojë në uljen e kurbës pa pasur nevojë për mbyllje.
Skema, e para për një vend me madhësinë e Sllovakisë, po shihet si model nga vendet e tjera që kërkojnë mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemeve shëndetësore.
Ministri i mbrojtjes, Jaroslav Naď, tha të dielën se 2.58 milionë sllovakë e kishin bërë tamponin të shtunën dhe 25 850 ose 1% rezultuan pozitivë dhe duhej të kalonin në karantinë. Sllovakia ka një popullsi prej 5.5 milion dhe synon të testojë sa më shumë njerëz, përveç fëmijëve nën 10 vjeç. Më shumë se 40 000 mjekë dhe ekipe mbështetëse ushtarësh, policicësh, punonjësish të administratës dhe vullnetarë ngritën rreth 5 000 pika ku u administruan testet e antigjenit.
Testimi u krue falas dhe pa detyrim, por qeveria ka thënë se do të vendosë izolimin si masë për ata që nuk marrin pjesë, duke përfshirë ndalimin për të shkuar në punë.
Kryeministri Igor Matovič kërkoi falje për nxitjen e vazhdueshme të qytetarëve për t’u testuar, por e motivoi këtë me përgjegjësinë për kategoritë vulnerabël.
“Liria duhet të shkojë paralel me përgjegjësitë që kemi ndaj atyre që janë më të dobëtit midis nesh, pacientëve të onkologjisë, të moshuarve, njerëzve me sëmundje të tjera”, tha ai në një konferencë shtypi.
Sllovakia kishte relativisht pak raste në pranverë dhe verë, pasi vendosi shpejt kufizime. Por infeksionet janë rritur në javët e fundit, çka ka ngitur shqetësimin se vendit do t’i duhet të ndjekë modelin e Republikës Çeke, e cila ka shkallën më të lartë të vdekjeve në Europë përgjatë dy javëve të fundit.

Related Posts

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet
Kryesore

Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

29/10/2026

Drejtoria e Burgjeve reagon për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al