20 predha dhe një sasi granatash janë zbuluar në nëndetin e Sarandës. Mësohet se municionet janë zbuluar nga zhytës vullnetarë, të cilët po kryenin pastrimin e zonës ujore.
Dyshohet se predhat i përkasin Luftës së Dytë Botërore dhe rrezikojnë të shpërthejnë nga kontakti me ndonjë spirancë të ndonjë anijeje.
“Do të bashkëpunojmë me forcat e policisë së shtetit dhe ato të ushtrisë për të bërë të mundur demontimin e tyre.”- janë shprehur vullnetarët për mediat lokale.
Predhat që ndodhen në afërsi të Limanit, kanë ngjallur panik te banorët që u tremben një shpërthimi të mundshëm.