• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Papa Françesku flet për dorëheqje: Duhet të dimë të tërhiqemi…

15/01/2023
Papa Françesku flet për dorëheqje: Duhet të dimë të tërhiqemi…

Pas vdekjes së Papa Benediktit, shumë raporte thanë se u hap rruga për dorëheqjen e Papa Françeskut, në një kohë kur Vatikani po “vlon” mes konservatorëve dhe progresistëve.

Në meshën e tij të së dielës, Papa Françesku bëri një deklaratë që mund të interpretohet si e çuditshme. Në predikimin e tij, vërejti ai, “ne duhet të dimë të dalim në pension në kohën e duhur”.

“Do të na bëjë mirë të kultivojmë, si Shën Gjon Pagëzori, virtytin që na lejon të tërhiqemi në momentin e duhur, duke dëshmuar se pikë referimi e jetës është Jezusi”, tha ai,

Papa aktual argjentinas jo vetëm që kishte mbrojtur normalizimin e dorëheqjeve papale, por shkoi një hap më tej duke parashikuar se mandati i tij do të ishte relativisht i shkurtër. Ai madje e kishte cilësuar si guximtar vendimin e paraardhësit të tij për t’u larguar nga posti i Papës, sapo ndjeu se forcat e tij nuk po e ndihmonin.

Françesku ngriti çështjen e “pensionimit” të tij në kthimin e tij nga Kanadaja verën e kaluar, kur u tha gazetarëve se “dera e dorëheqjes së tij është e hapur dhe kjo nuk do të jetë një fatkeqësi” për Kishën. Por ai hezitoi të vazhdonte sa ishte gjallë paraardhësi i Benediktit, pasi tre papë në Vatikan, një aktiv dhe dy nderi, do të dëmtonin prestigjin e institucionit.

Pak javë më parë, vdekja e Papa Benediktit, hapi xhepat e Eolit brenda priftërinjve katolikë romakë dhe nga ana tjetër i çliroi duart Papa Françeskut. Presioni konservator ndaj papës së të varfërve, siç quhet pontifi argjentinas, ka krijuar një përçarje brenda Vatikanit. Nuk janë të paktë ata që argumentojnë se ka një presion artificial për ta detyruar Françeskun të japë dorëheqjen, më shpejt. Dhe kjo, që kleri konservator, i cili mendon se është mënjanë që nga mandati i Françeskut, të fitojë sërish terren.

Related Posts

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tjetër tërmet i fortë në Greqi

14/06/2026
Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut
Lajme

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

12/06/2026
Bien Facebook, Instagram, dhe Whatsapp
Kryesore

Bien Facebook, Instagram, dhe Whatsapp

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

16/07/2026
VIDEO/ Argjentina kompleton përmbysjen e madhe, fiton ndaj Anglisë dhe sfidon Spanjën në finalen e Botërorit

VIDEO/ Argjentina kompleton përmbysjen e madhe, fiton ndaj Anglisë dhe sfidon Spanjën në finalen e Botërorit

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al