• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Paqe” në Gjirokastër, Laçi surprizon Luftëtarin

25/02/2017
“Paqe” në Gjirokastër, Laçi surprizon Luftëtarin

Nuk ka fitues në Gjirokastër ku Luftëtari u ndal nga Laçi në një ndeshje me dy fytyra. Nga një gol për çdo pjesë dhe çdo skuadër mjaftoi në sfidën e “Qytetit të Gurtë” ku ekipi kurbinas zhvilloi një ndeshje të kujdesshme dhe pothuajse perfekte në aspektin taktik për të mos dalë pa pikë që mund të rezultojë e artë në fund kur të bëhen llogaritë e sezonit. Ndryshe nga sa jemi mësuar deri në këtë pjesë të sezonit, skuadra gjirokastrite u tregua disi më e kujdesshme dhe kjo u pa qartë në fushën e lojës pasi sinjalin e parë të vërtetë e dha në minutën e 13 kur një pasim i pashpresë drejt Bregut rezultoi vendimtar për vlonjatin që dogji në sprint Fangajn duke fituar një 11-metërsh. I përhershmi Ramadani, ai që ndëshkoi Laçin edhe në ndeshjen e parë të sezonit, mori përsipër ekzekutimin. Finalizimi i mesfushorit shkodran rezultoi me fat sepse Selmani nuk mundi ta ndalte atë top.

Kurbinasit nuk u pajtuan dhe sinjalin e parë e dhanë me Lulajn që e ndali topin në shtyllë, ndërsa Roca në krahun tjetër tentoi golin e klasit. Skuadra e Sinellës shtoi një marsh më shumë në pjesën e dytë duke bërë ligjin në fushën e lojës. Fillimisht Vucaj dhe më pas Musai dhanjë sinjale shprese, ndërsa Bregu u ndal nga Selmani spektakolar. Jonuzi në krahun tjetër alarmoi gjirokastritët por pak sekonda më vonë i ndëshkoi me një goditje të devijuar nga Boyom.

Laçi i luajti 15 minutat e fundit me 10 lojtarë pas daljes së Lushnkjas, ndërsa Luftëtari nuk arriti të gjente forca për të kthyer avantazhin pavarësisht këmbënguljes edhe në adresë të kryesorit Sadiku për një tjetër 11 metërsh në minutat shtesë. Në këtë mënyrë, gjirokastritët mjaftohen me një pikë që ka aromën e humbjes në Gjirokastër ku i kishin të gjitha mundësitë për një 3 pikësh të artë në garën e mbijetesës.

Related Posts

Shqipëria gati të marrë në Kombëtare talentin Brajan Gruda
Kryesore

Shqipëria gati të marrë në Kombëtare talentin Brajan Gruda

18/06/2025
Mario Bacaj
Kryesore

Tragjike/ Futbollisti shqiptar bie nga kati i tetë i restorantit dhe ndërron jetë

17/06/2025
Gazetari analizon ndeshjet e Shqipërisë: Ky është momenti i Silvinjos
Kryesore

“Blindim” apo riformatim, Silvinjo në udhëkryq. Beogradi mund të ndryshojë skenarin

16/06/2025
E ardhmja e Brojës në ngërç, klubi anglez do të bëjë “klering” me shqiptarin
Lajme

Muç Nano: M’u thaftë goja, por kam frikë se Armando Broja nuk bëhet më

15/06/2025
Futbollisti i Kombëtares la gjithçka hapur për klubin shqiptar
Lajme

Futbollisti i Kombëtares la gjithçka hapur për klubin shqiptar

15/06/2025
Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Po të qe në Brazil nuk do e mbanin 24 orë. Ky trajner arrogant e me kapriço bën veprime që nuk i kuptoj
Lajme

Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Po të qe në Brazil nuk do e mbanin 24 orë. Ky trajner arrogant e me kapriço bën veprime që nuk i kuptoj

13/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

I dehur në timon, arrestohet shoferi në aksin Çarshovë-Ura e Leklit

I dehur në timon, arrestohet shoferi në aksin Çarshovë-Ura e Leklit

21/06/2025
Sekuestrohen 500 mijë euro, si përdorej pika exchange për të dhënë para me fajde

Sekuestrohen 500 mijë euro, si përdorej pika exchange për të dhënë para me fajde

21/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al