• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paradoksi/ Shqipëria vendi më i varfër i Europës, por me çmimin më të lartë të naftës

21/12/2020
Në Kosovë nafta më pak se 1 euro, në Shqipëri 178 lek/litër

COVID apo jo Shqipëria si një nga vendet e varfra në botë vazhdon të renditet ndër vendet me çmimim të lartë të karburanteve në botë, më saktësisht e treta. Sipas një renditje të fundit, Global Price Petrol, për çmimin e naftës Shqipëria lë pas vetëm dy shtete në të gjithë rruzullin tokësor, Suedinë dhe Hong-Kongun, të cilët konsiderohen si vende të pasura dhe me burime të mëdha të ardhurash për frymë.

Mesatarja e një litri nafte në Shqipëri llogaritet në 1,66 dollarë, kurse për Suedinë çmimi është 1,72 dollarë për litër dhe 1.93 dollarë për litër kushton nafta në Hong-Kong. Diferenca me vendet e rajonit është shumë e madhe, ku maqedonasit e blejnë një litër naftë për 1.05 dollarë, një çmim ky shumë herë më i lirë se ajo çka paguajnë qytetarët shqiptarë. Në Mal të Zi një litër naftë shitet mesatarisht për 1.24 dollarë ndërsa në Serbi për 1,46 dollarë.

Shoqatat e konsumatorëve, por edhe disa grupe biznesi disa herë kanë ngritur zërin se në qëndër të çmimeve të larta të karburantit që ka Shqipëria është rregjimi fiskal i rënduar dhe përqendrimi i tregut në pak duar, ku kompanitë dominuese kontrollojnë importin me shumicë, depozitimin dhe tregtinë me pakicë.

Indeski i global Price Petrol është publikuar në mes të Dhjetorit të këtij viti. Aty rezulton se Shqiperia lë pas për nga çmimi i naftës për konsumatorët të gjitha shtetet e Bashkimit Europian dhe me standarde të larta të jetesës, si Gjermania, Italia, apo Franca që nuk është se njihen për barrë të ulët fiskale. Po ashtu qytetari shqiptar duhet ta blejë naftën më shtrenjtë se anglezët dhe amerikanët./ News 24

Related Posts

Dalin emrat, 3 jetë të humbura nga aksidenti i parë për vitin 2023 (VIDEO)
Kryesore

Aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën 64-vjeçari nga Dropulli, arrestohet shoferi nga Nepravishta

10/11/2026
Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Merkato dhe largimi i mundshëm, Endrick: Dua të luaj

Merkato dhe largimi i mundshëm, Endrick: Dua të luaj

10/11/2026
Dalin emrat, 3 jetë të humbura nga aksidenti i parë për vitin 2023 (VIDEO)

Aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën 64-vjeçari nga Dropulli, arrestohet shoferi nga Nepravishta

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al