Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të LSI-së, se opozita duhet të krijojë aleancë të fortë përballë qeverisë. Ish-ministri deklaroi gjithashtu se opozita duhet të përgatitet për zgjedhje që pas 30 qershorit duke nënkuptuar se moshapjae negociatave do të prodhojë krizë politike. Skenari për zgjedhje të parakohshme është artikuluar shpesh së fundi, por mbetet për t’u parë nëse do të bëhet realitet. Frika më e madhe e Ramës është nëse do të marrë sërish mbi 70 mandate apo do detyrohet të shkojë në koalicion me LSI-në ose PD-në?








