• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paralajmërohen gjoba deri në 1 milion lekë për makinat që u ka mbaruar kolaudimi dhe dalin në rrugë

22/06/2021
Paralajmërohen gjoba deri në 1 milion lekë për makinat që u ka mbaruar kolaudimi dhe dalin në rrugë

Gjobat do të jenë shumë të rënda nga 400 mijë lekë të vjetra në 1 milion, nëse do të kapeni në rrugë kur ju ka mbaruar afati i kolaudimit. Këtë paralajmërim dha në studion e “Dita Jonë” drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, teksa foli për ristrukturimin e këtij sektori.

“Koaludimi arkivon dosjen tuaj elektronike të gjitha gjetjet në automjet. Nuk mund të shkosh nga një pikë nga një pikën tjetër. Këto nuk bëhen. Futesh në sistem dhe je në listë të zezë. Nëse del në qarkullim në muajin që ke afat për të bërë riparimin, përveç servisit apo pikës së kolaudimit dhe nëse mbaron ky muaj nuk qarkullon më. Do të pezullohen të gjitha licencat e qarkullimit që ky mjet mund të ketë.

Është operacion i vërtetë nga të gjitha institucionet dhe entet që ne lidhemi të cilat do ta bllokojë mjetin virtualisht në fillim dhe fizikisht në rrugë. Gjobat janë shumë të rënda. Nëse kapeni në rrugë gjobat do të jenë shumë të rënda nga 400 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion”m tha ai në A2.

I pyetur në lidhje me mbi 3 mijë mjetet e ngelura në koaludim gjatë 15 ditëve, Gonxhja thekson se kjo ishte një situatë e pritshme, ndërsa përgjegjësinë ia faturon koncensionarit për lëshime që kanë rrezikuar jetën e njerëzve.

“Ne e prisnim që situata do të ishte e tillë, se 2020 dhe fundi i koncensionit u shoqërua me lëshime dhe është e dukshme që jemi në kufijtë e një shërbimi që ka rrezikuar jetën e njerëzve, sigurinë dhe ata që nuk përdorin makina. Pamë një situatë skandaloze kur hapëm shërbimin, pjesë me shumë rrezikshmëri që mund të rrezikojnë jetën e atyre që i japin”, tha Gonxhe.

Mangësitë kryesore të vërejtura në kolaudim, sipas tij, janë ato xhenerike, të pjesës së poshtme që rrezikojnë jetën e njerëzve, për të cilën thotë ai kanë përgjegjësi edhe qytetarët, ndërsa paralajmëron zero tolerancë. Gonxhja nuk përjashton as defektet nga karburanti:

“Mangësi të theksuara në pjesë xhenerike, në pjesë që të marrin jetën. Këtu kanë përgjegjësi dhe qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve dhe ne po operojmë me ndërhyrje me tolerancë zero. Kemi skualifikuar 677 automjete nga 15 mijë të kontrolluara.

Ne kemi detyrime jo vetëm ndaj vendit tonë por edhe BE. Kjo nuk është tekë e jona, përgjegjësia vjen edhe tek ne. Zbatimi i kontratës së kaluar dhe kontrolli i saj ka lënë për të dëshiruar dhe do të penalizohen të gjithë ato persona e struktura. Do të reformojmë të gjithë sistemin. Mekanizmi nuk ka funksionuar si duhet. Mangësitë janë nga më të ndryshme.

Mangësitë kryesore janë në sistem drejtimi, frenimi përcjellja e shpejtësisë dhe fuqisë, si pjesët xhenerike, pjesët e poshtme, goma jashtë çdo lloj standardi, amortizatorë, susta të thyera. Kemi edhe karburante që lënë për të dëshiruar. Sisteme të tëra shkarkimi janë difektoze, sensorë të pandërruar asnjëherë”.

Gonxhja theksoi kjo është një luftë për disiplinimin e flotës vendase dhe tha se po punohet për një projekt të madh për financimin dhe sjelljen ndaj mjetit.

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rrëfim prekës nga Gjesti: Flet për humbjen e vëllait dhe betejën me ankthin: “Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer”

Rrëfim prekës nga Gjesti: Flet për humbjen e vëllait dhe betejën me ankthin: “Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer”

23/05/2026
Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të, opinionistët: Ke dy orë kohë…

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të, opinionistët: Ke dy orë kohë…

22/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al