• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paralajmërohet një valë e re e COVID-19, rikthehen kufizimet në 4 qytete kryesore të Australisë

29/06/2021
Paralajmërohet një valë e re e COVID-19, rikthehen kufizimet në 4 qytete kryesore të Australisë

Katër qytete kryesore australiane kanë vendosur bllokime për shkak të infeksioneve në rritje me variantin shumë ngjitës të koronavirusit, atij “Delta”. Bllokimet variojnë nga disa ditë, në afate më të gjata.

Të paktën 150 raste të koronavirusit të konfirmuara rishtazi në të gjithë Australinë, janë të lidhura me ekuipazhe ajrore ndërkombëtare.
Australia ka qenë kryesisht e suksesshme në kontrollin e përhapjes së koronavirusit për shkak të bllokimeve agresive. Sipas universitetit “Johns Hopkins” prej fillimit të pandemisë vendi ka regjistruar vetëm 30,560 raste infeksionesh me COVID dhe 910 vdekje.
Por Australia ka qenë më e ndjeshme ndaj shpërthimeve të reja, për shkak të një fushate të ngadaltë vaksinimi dhe kërkesave çorientuese lidhur me vaksinën AstraZeneca, e cila dominon rezervat e vendit në vaksina.
 
 
Zyrtarët e shëndetësisë po e ofrojnë atë tashmë për të gjithë të rriturit nën 60 vjeç, duke hequr një kufizim të vendosur për shkak të shqetësimeve lidhur me një efekt të rrallë anësor, atë të mpiksjes së gjakut, përgjegjës për të paktën një rast vdekjeje në mesin e personave të vaksinuar me AstraZeneca.
Deri më tani të rriturit nën moshën 60 vjeç kishin mundur të merrnin vetëm vaksinën e Pfizer-it, por vendi disponon më pak doza të kësaj të fundit krahasuar me AstraZeneca-n.
Varianti “Delta” i COVID-19-s, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, tashmë është identifikuar në më shumë se 80 vende të botës dhe vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë globin.
Portugalia, Spanja dhe Hong Kongu kanë njoftuar kufizime të reja për udhëtarët nga Britania, ku varianti “Delta” përbën rreth 95% e rasteve me COVID-19.
Të hënën Shtetet e Bashkuara ngritën në nivelin më të lartë të rrezikut (niveli 4) për udhëtimet drej Liberisë, Ugandës, Mozambikut, Zambias dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Autoritetet këshillojnë shtetasit amerikanë të “mos udhëtojnë” drejt këtyre vendeve për shkak të rritjes së niveleve të infeksioneve me COVID-19.
/VOA

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

LIVE/ Më të mirët e vitit, nis ceremonia në Doha – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Më të mirët e vitit, nis ceremonia në Doha – Balkanweb.com – News24

16/12/2025
Edicioni i tretë i Open Stage, Drejtori Teknik Pea: Një mundësi reale për të mos humbur asnjë talent shqiptar

Edicioni i tretë i Open Stage, Drejtori Teknik Pea: Një mundësi reale për të mos humbur asnjë talent shqiptar

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al