Presidenti i Komitetit Paralimpik Rus, Pavel Rozhkov, tha se disa federata ndërkombëtare po lejojnë pjesëmarrjen e ekipeve ruse në garat zyrtare të disiplinave ekipore. Sipas tij, procesi i rikthimit është ende në zhvillim dhe varet nga rregullat e çdo federate.
Ndërkohë, Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar i ka rikthyer Rusisë të drejtat institucionale, por kufizimet sportive mbeten. Rozhkov tha se rruga drejt Lojërave Paralimpike “Los Angeles 2028” është komplekse për shkak të kualifikimeve, ndërsa shtoi se në disa sporte verore mund të ketë më pak hapësira për garim.
Sipas tij, Rusia do të marrë pjesë në çdo garë ku lejohet dhe synon zgjerim të përfaqësimit ndërkombëtar.







