Një krim në familje është parandaluar në fshatin Goriçan të Dimalit.
Një konflikt mes dy vëllezërve në mesnatë ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.
Njoftimin në policie e kanë bërë familjarët e tyre pasi njëri prej vëllezërve, në gjendje të dehur është konfliktuar me të vëllanë dhe më pas ka qëlluar në ajër me kallashnikov.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tyre ndërsa sot është arrestuar autori L. T., 33 vjeç.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 33-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e armës.