Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendin por sërish më të përqendruara shirat do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.