Reshjet e shiut do të pakësohen gjatë mbrëmjes në zonën qëndrore dhe veriore të vendit, por do të vijojnë të jenë prezente për jugun. Kështu thotë MeteoAlb. Dita e nesërme do të jetë me reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në Jug dhe Qendër. Temperaturat do të vijojnë të ulen me 2 – 3°C gjatë mëngjesit por mbetne thuajse konstante gjatë mesditës. Nga reshjet e dy ditëve të fundit nuk ka patur përmbytje në Gjirokastër, sidoqoftë situata mbetet në monitorim nga Emergjencat Civile. Sot janë konstatuar rrëshqitje dherash në zonën e ‘Shkallës së Zezë’ në aksin Gjirokastër-Tepelenë.









