• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Parehatia e opozitës me ministrat e Brendshëm

17/12/2020
Parehatia e opozitës me ministrat e Brendshëm

Opozita shqiptare ndër vite e ka treguar se ndjehet e parehatshme për të gjithë ministrat e Brendshëm që janë emëruar nga mazhoranca në pushtet.

Gjithnjë është munduar të gjejë një arsye për t’i kundërshtuar që në ditën e parë të propozimit, ende pa u dekretuar nga Presidenti i radhës.

Duke mos hyrë thellë në histori në qeverisjen e parë të PS, kur akuzonte Neritan Cekën si një njeri që nuk ka lidhje me këtë dikaster pasi vinte nga arkeologjia dhe merrej vetëm me kufomat, por dhe ishte njeri i ashpër dhe i prerë, nuk kurseu as Petro Koçin duke e cilësuar një militant partiak por të butë.

Pastaj kontestoi të gjithë ministrat e Rendit publik të asaj kohe, për të arritur tek ministrat e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj.

Për këtë të fundit, lideri zyrtar i PD Lulzim Basha deklaroi se vetëm po të kalonin mbi trupin e tij ai do të hynte në zyrë.

Xhafaj jo vetëm që u bë ministër i Brendshëm, por “kaloi dy herë mbi trupin e Lulzim Bashës”, për t’u larguar vetëm pas një maskarallëku që i stisën me vëllain e tij, skenar që tashmë ka hyrë në terminologjinë shqiptare si “babale-film” i realizuar keq ne zyrat e PD.

Ardhja e Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme u prit keq që nga presidenti i Republikës Ilir Meta e deri tek liderët e opozitës Lulzim Basha e Sali Berisha.

“Spaletat” e gjeneralit tërbuan Metën, Berishën, Bashën e Kryemadhin, aq sa kreu i shtetit e bllokoi për disa kohë dekretimin e tij si ministër.

Lleshaj u detyrua formalisht të hiqte dorë nga gradat e larta të fituara për një jetë të tërë në ushtri, me poste të larta në FA dhe në kohën e qeverisjes së Sali Berishës.

Emërimi i Lleshaj ministër i Brendshëm përkoi me situatën tepër të vështirë të krijuar nga opozita e cila pasi dogji mandatet e deputetit, gdhihej e ngrysej në derën e Parlamentit dhe Kryeministrisë me “urë zjarri” në dorë për të hyrë dhe djegur institucionet.

Gjenerali ministër i Brendshëm në vend që të përdorte armët siç priste opozita, pasi mendonte se për këtë ishte përgatitur një jetë tërë, vendosi ndryshe: Futi në punë tërë arsenalin e gazit lotësjellës të blerë nga qeveria e Sali Berishës pas 21 janarit të përgjakshëm ku u vranë 4 demonstrues me urdhër të tij në bulevardin kryesor përballë Kryeministrisë.

Pra Lleshaj, në vend që të vepronte si i “buti” Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm, dhe të urdhëronte Gardën të qëllonte pa dallim mbi protestuesit duke shkaktuar viktima, vendosi të përdorë vetëm gazin lotsjellës.

Lidershipi i opozitës e akuzoi Sandër Lleshajn si një ministër i ashpër, që po dhunonte qytetarët me gaz lotsjellës. Për fatin e mirë të shqiptarëve dhe të vetë Lleshajt, pati djegie sysh, që nuk e ndaluan Bashën që në çdo fund proteste të këndonte ashtu siç dinte ai hymnin kombëtar para selisë, por nuk rezultoi me asnjë të vdekur apo të plagosur.

U plagos me shashkë një efektive policie Ina Muka, e cila u dëmtua rëndë, por që falë dhe ndërhyrjes së specializuar në Turqi, u rikuperua plotësisht.

Protestat e opozitës u mbyllën ashtu siç e dinë të gjithë shqiptarët, me daljen e PD jashtë institucioneve, bojkotin e zgjedhjeve, ndërsa për fat nuk pati asnjë viktimë.

Dhe ishte mbi një vit përballje e tillë me të gjitha mjetet e mudshme me policinë, që duroi dhunën verbale të krahut radikal opozitës.

Fati i keq e deshi që ushtaraku i ashpër Lleshaj të dorëhiqej për shkak të vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie teksa patrullonte natën në Laprakë. I cili është në burg dhe pritet të marrë dënimin për krimin e bërë.

U duk sikur opozita u çlirua me dorëheqjen morale të Lleshaj nga posti i ministrit të Brendshëm, i cili mori mbi vete të gjithë përgjegjësinë.

Çfarë nuk u tha për këtë ministër, në panelet televizive, duke e cilësuar të ashpër, të prerë dhe të pakomunikueshëm me opozitën.

Emërimi i Bledi Çuçit ministër i Brendshëm nga ana e Ramës nxorri në pah një gjë tjetër: Parehatinë e opozitës me ministrat e Brendshëm.

Menjëherë analisti pranë PD Agron Gjekmarkaj deklaroi se Lleshaj ishte një ministër adapt në punën e tij, madje ishte shumë i distancuar nga Edi Rama.

Ndërkohë që gjithë lidershipi i opozitës e cilësojnë Çuçin si të butë dhe pa lidhje me Ministrinë e Brendshme, kukull të Edi Ramës.

Një ndryshim 360 nga ana e opozitës në qëndrimin ndaj Lleshajt, duke arritur deri atje sa mjeku Petrit Vasili i LSI që në mënyrën më të çuditshme në qeverisjen me PS pranoi postin e ministrit të Drejtësisë, ta kontestonte Çuçin dhe të shprehej me tone të buta ndaj paardhësit të tij.

Tani është një hall i madh me PD dhe LSI: Lleshaj ishte i ashpër dhe gjeneral që nuk duhej të drejtonte ministrinë e Brendshme pasi i “ngopi” me gaz lotsjellës protestuesit e opozitës dhe jo me plumba si i “buti” Basha në kohën e tij.

Ndërsa Bledi Çuçi është më i butë se sa duhet! Eshtë mirë që opozita të bëjë një identikit ministri të Brendshëm të mazhorancës dhe të thotë si e do: Të ashpër apo të butë, duhet të përdorë para protestuesve që sulmojnë institucionet gaz lotsjellës apo plumba.

Opozita ka të drejtën e zgjedhjes, dhe duhet ta thotë pasi me sa duket do të qëndrojë gjatë larg pushtetit dhe do shohë dhe ministra të tjerë të Brendshëm të PS.

E themi këtë sepse sondazhet e njëpasnjëshme po e tregojnë rënien “pikiuatë” të opozitës. Ka kundër 71 përqind të shqiptarëve, e pangjarë deri më tani me një opozitë 4 muaj para zgjedhjeve, pasi ka qëndruar 8 vite larg pushtetit./ TemA

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

19/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al