• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani kontakton Abazajn, Luftëtari do 80 mijë euro!

02/08/2017
Partizani kontakton Abazajn, Luftëtari do 80 mijë euro!

2507 minuta… Nuk është trilogjia e një filmi historik, apo kohëzgjatja pa pësuar gol e një portieri, por aktivizimi në fushë për futbollistin e Luftëtarit, Kristal Abazaj, sezonin e shkuar. Ndërkohë, pushimet kanë mbaruar dhe ditën e djeshme ka rinisur të vrapojë me bluzinjtë, për të përgatitur sezonin e ri, edhe pse ende s’dihet se me çfarë skuadre. Aktualisht është në Gjirokastër, por dëshira e futbollistit është të lëvizë, si brenda, por edhe jashtë vendit.

Vjet ishte ndër më të mirët në fushë dhe zbulimi i sezonit për bluzinjtë, aq sa preku ëndrrën evropiane, duke e parë që të largohej vetëm pas finales së Kupës së Shqipërisë. “Edhe pse kampionati për ne kishte përfunduar, atë ndeshje e pamë të gjithë dhe, kur Tirana shënoi golin e dytë, atëherë mbyllëm tv… Shpresa dhe ëndrra për Europën mori fund aty”… Kristal Abazaj e rrëfen kështu atë moment në “Ora Skaner”, teksa sigurisht që ai sezoni i mrekullueshëm nën drejtimin e trajnerit Milinkoviç s’do të harrohet nga askush. Një sezon ku pikërisht bluzinjtë do ta mbyllnin me qershinë mbi tortë, fitoren ndaj kampionëve të Shqipërisë, Kukësit, që ra për të parën herë edicionin e shkuar.

Por, ai sezon i “hirushes” Luftëtar mbaroi dhe tani e ardhmja duhet të shkruhet. Abazaj, që në jetën e tij është mësuar gjithmonë të fitojë gjithçka me punë dhe përpjekje, ende është në ajër dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë. Gjirokastra i ka dhënë shumë, ashtu sikurse edhe ai asaj, por një futbollist i mirë dhe i dalluar duhet të kërkojë më të mirën e tij. “Sigurisht, nëse do të kisha shënuar atë gol ndaj Estonisë…”, kujton Abazaj për ndeshjen me U-21 e Alban Bushit. Por, një gol i humbur nuk mund të hedhë poshtë një sezon si protagonist.

Kontrata – Tani që jemi në verë, koha e merkatos ka nisur. Shumë skuadra kanë trokitur te Luftëtari, aty ku futbollisti është nën kontratë edhe për dy vite të tjera. Sigurisht, presidenti Tavo s’do të kundërshtonte apo “t’i priste krahët”, siç mund të thuhet në mënyrë figurative, në rast se futbollisti do të pëlqente ndonjë skuadër, por kushtet janë kushte dhe kartoni i tij ka një vlerë të rëndësishme. Burime të sigurta pranë gazetës “Sport Ekspres” dhe klubit Luftëtari, konfirmojnë se për të lënë të lirë Abazajn, duhen të paktën 80 mijë euro.

Partizani – Por, në garë është futur fort skuadra e Partizanit. Madje, “Sport Ekspres” zbulon se ka pasur edhe një takim mes futbollistit dhe drejtuesve të kuq, madje vetë Luçiano Moxhi, drejtori i klubit kryeqytetas, pëlqen shumë Abazajn. Partizani ka shpjeguar se nuk ka problem paratë për të blerë kartonin, teksa strategjia është që të paguajë në dy këste, me një përqindje të kartonit në rast rishitje, që do të shkojë për Luftëtarin (flitet për 10-15%). Abazaj ka marrë garanci teknike, edhe pse duhet të flasë edhe me trajnerin Juliano, që mund ta aktivizojë në të dy krahët. Abazaj, sakaq, ka kërkuar garanci teknike dhe që të merret në konsideratë si lojtar bazë dhe jo të jetë një rezervë. Praktikisht, Partizani është duke vlerësuar çdo situatë, ndërsa Abazaj pret telefonatën.

Deklarata – Ndërkohë, i ftuar te “Ora Skaner”, vetë Abazaj u shpreh në lidhje me interesimin e disa skuadrave: “Jam lojtar nën kontratë te Luftëtari, nuk mund të them asgjë, edhe pse do të më pëlqente një eksperiencë e re. Skënderbeu? Skuadër e madhe, më e mira e momentit në Shqipëri. Te Kukësi me Milinkoviç? Milinkoviç trajner i mirë, me të jam rritur më shumë, sigurisht që nëse më kërkon te Kukësi për mua do të thotë shumë”.

E duan edhe në Turqi, por lojtari ka frikë mos “digjet”
Jo vetëm në Shqipëri. Për Kristal Abazajn kanë lëvizur edhe disa skuadra turke. Në fakt, mesfushori i Luftëtarit ka rënë në sy me Shpresat, për atë ndeshje super ndaj Estonisë, teksa ende nuk bëhen me dije emrat e ekipeve. Natyrisht, menaxheri i futbollistit, Elton Marini, është duke punuar për të ardhmen e Abzajt, që në anën tjetër u ka rrëfyer miqve të tij se nuk është gati për një aventurë jashtë, jo sepse mundësia nuk është e mirë, por sepse duke parë të shkuarën e futbollistëve të tjerë kuqezi që janë larguar të rinj nga kampionati ynë, ndoshta frika se mos “digjet” është e madhe…

Related Posts

Arkitekti i një Arsenali perfekt, Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i mirë në Angli
Sport

Arkitekti i një Arsenali perfekt, Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i mirë në Angli

27/05/2026
Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë
Sport

Vendimet e disiplinës, dënim shembullor për lojtarin e Vllaznisë

26/05/2026
Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë
Sport

Vendimet e disiplinës, dënim shembullor për lojtarin e Vllaznisë

26/05/2026
Spikati te Vllaznia, sulmuesi e mbyll në Iran, del lojtar i lirë
Sport

Sulmi tradhton shkodranët e Edi Martinit, vetëm një gol në “Final 4”

26/05/2026
Spikati te Vllaznia, sulmuesi e mbyll në Iran, del lojtar i lirë
Sport

Sulmi tradhton shkodranët e Edi Martinit, vetëm një gol në “Final 4”

26/05/2026
Në janar marrëveshja dështoi për 10 minuta, klubi që do të luajë në Europë nuk heq dorë nga… Uzuni
Sport

Në janar marrëveshja dështoi për 10 minuta, klubi që do të luajë në Europë nuk heq dorë nga… Uzuni

26/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Influencuesja habit rrjetin: “Më mirë një Louis Vuitton 23 mijë dollarësh se tre fëmijë”

Influencuesja habit rrjetin: “Më mirë një Louis Vuitton 23 mijë dollarësh se tre fëmijë”

27/05/2026
Arkitekti i një Arsenali perfekt, Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i mirë në Angli

Arkitekti i një Arsenali perfekt, Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i mirë në Angli

27/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al