• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani, trajneri Kërnaja: Vlerësoj Bylis, pres shumë nga skuadra

18/04/2026
Sfida ndaj Vllaznisë tek “Arena e Demave”, dy rikthime për Partizanin

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja doli në konferencë para takimit të kampionatit ndaj Bylis.

Si është gjendja ekipit për sfidën ndaj Bylis –

Kërnaja: Për nesër pjesa më e madhe e grupit është e gatshme, shpresoj të kemi në dispozicion edhe Fadairon. Mungesa e vetme është Skuka, i cili vijon të jetë i dëmtuar. Atanaskoski rikthehet pas skualifikimit kështu që ekipi është i plotë për ndeshjen e nesërme.

Gjendja psikologjike e ekipit pas rezultateve të fundit –

Kërnaja: Të them të drejtën djemtë duken mirë. Stërvitja ka shkuar shumë mirë gjatë gjithë javës. Panvarësisht rezultateve loja ka treguar që ne kemi qenë aty. Kemi prodhuar jashtëzakonisht shumë dy ndeshjet e fundit , por ndoshta është një moment jo i mirë aty përpara portës . Një ngërç më shumë psikologjik mendoj te shënimi i golave. Besoj që do të vij këtë ndeshje.

Eshtë sfida ndaj Bylis për të bërë kthesën –

Kërnaja: Duhet ta fitojmë për objektivin që ne kemi , jo për të bërë kthesën se ne aty jemi. Eshtë momenti të fitojmë që të vazhdojmë objektivin që kemi. Me zor e kemi arritur atë vend me shumë luftë dhe saktificë, duhet ta mbajmë.

Si e vlerësoni ekipin e Bylis –

Kërnaja: Bylis është ekip shumë i fortë mendoj. Këtë e tregoj edhe një javë më parë ndaj Dinamo City që është një kundërshtar që mund ti hap punë çdo ekipi. Eshtë e njëjta situatë e njëjtë me atë të sezonit të kaluar Partizani – Bylis dhe dihet përfundimi ndeshjes nga 2 – 0 në 2 – 3 për Bylis kështu që është një ndeshje e vështirë. Duhet të hapim maksimumin ta vlerësojmë sepse na duhen 3 pikët.

Mendoni se gjykimet kanë deformuar garën –

Kërnaja: Atë do ta shohim në fund të sezonit si do jetë përfundimi që të na dali një përgjigje më e saktë ka patur apo jo deformim të garës. E dimë që ndoshta ndeshja e kupës ndaj Elbasanit ka ndikuar të them të drejtën panvarësisht se këto kompetencat do ja lëm tjetër kujt për tu marrë përsipër. Në ndeshjen tonë me Elbasanin ka ndikuar në rezultat në kualifikim që do flisnim ndryshe. Për pjesën tjetër pastaj ka tjetër kush që e merr përsipër. Nuk na takon ne të flasim për arbitrat këtu jemi për ndeshjen me Bylisin.

Sidibe –

Kërnaja: I ndodh çdo sulmuesi në botë që të ketë një ngërç. Edhe lojtar të mëdhenj si Lautaro Martinez që është kapiteni Interit dhe 2 muaj nuk shënoj, panvarësisht se është sulmuesi më i mirë i Serisë A. Nuk është se nuk kemi patur raste me Sidibe , kemi patur raste të volitshme një kundër një me portierin si me Vllazninë dhe me Elbasanin. Por ne do i vijmë në ndihmë që djali të rikthehet sa më shpejtë te goli, sepse me golat e tij dhe të gjithë lojtarëve të tjerë ne duhet të dalim menjëherë nga rezultatet që jemi. Të gjithë bashkë grup nga i pari te i fundit që të dalim përpara.

 

Në mungesë të Skukës, Contreras dhe Toma nuk kanë bërë atë që pritej nga ju –

Kërnaja: Janë profile të ndryshme nuk mund të krahasohen me Skukën. Contreras dhe Toma janë djem të rinj të cilët nuk kanë qenë të afirmuar por kanë bërë mirë deri tani. Mos të harrojmë që Toma ka ardhur si zgjedhje e katërt e sulmit tonë në fillim. Ka ardhur në momentin e fundit në 31 gusht. Ndërsa Contreras ka bërë mirë me Partizanin B në kategorinë e dytë e kemi marrë përsipër. Janë djem për tu afirmuar. Skuka dihet është një emër i madh për ekipin tonë që i ka dhënë shumë dhe që pritet shumë. Kualitetet dhe cilësitë janë të ndryshme , eksperienca është e ndryshme kështu që nuk besoj që djemtë kanë bërë keq, kanë bërë mirë.  Contreras luan për herë të parë këtë vit dhe ka shënuar 6 gola nuk janë pak për një sulmues që luan për herë të parë në superligë. Po ashtu edhe Toma ka shënuar 6 gola. Ngërç psikologjik për të shënuar nuk ka patur vetëm Toma dhe Contreras , kanë patur Isgandarli, Sidibe, Human, Bytyçi me Sembene në raste standarte.

 

Rikthimet në këtë fazë të kampionatit  –

Kërnaja: Janë shumë të rëndësishëm sepse të them të drejtën janë boshti ekipit. Preka është kapiten i ekipit bashkë me Skukën. Rikthimi i Prekës përveç fushës është i domosdoshëm edhe për harmoninë në dhomat e zhveshjes. Fadairo që na jep mundësi manovrës tonë sulmuese të ndryshojmë në ndeshje të ndryshme . Ndërsa Msrku, Çipi, Sula bashkë me Martinez e kanë humbur sezonin.

Mesazhi për tifozët –

Kërnaja: Tifozëve iu kam thënë edhe në konferencat e tjera që për rezultatet e fundit ju kërkojmë falje. Do japim maksimumin siç kemi bërë që ditën e parë që jam këtu. Do derdhim djersë do vrapojmë do hyjmë vetëm për fitore sepse futbolli luhet për tifozët dhe ata duhet ti argëtojmë


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Goli i parë me Rubin Kazan, Gripshi në formacionin e javës në Rusi
Sport

VIDEO/ Gripshi lë gjurmë me Rubin Kazan, asist në kampionat

18/04/2026
“Jam i sigurt që kjo pikë do na vlejë shumë”, Martini kthen sytë nga Dinamo:  Maksimumin për të shkuar në finalen e Kupës
Sport

“Jam i sigurt që kjo pikë do na vlejë shumë”, Martini kthen sytë nga Dinamo: Maksimumin për të shkuar në finalen e Kupës

18/04/2026
Kosova/ Barazime në dy ndeshjet e para të xhiros së 29-të, Llapi dhe Prishtina ndajnë pikët
Sport

Kosova/ Barazime në dy ndeshjet e para të xhiros së 29-të, Llapi dhe Prishtina ndajnë pikët

18/04/2026
“Kemi bërë ndeshje të mira me ekipet e forta”, trajneri i Flamurtarit optimist për mbijetesën
Sport

“Kemi bërë ndeshje të mira me ekipet e forta”, trajneri i Flamurtarit optimist për mbijetesën

18/04/2026
Goli i parë me Rubin Kazan, Gripshi në formacionin e javës në Rusi
Sport

VIDEO/ Gripshi lë gjurmë me Rubin Kazan, asist në kampionat

18/04/2026
Te Flamurtari shpresojnë përsëri, Bintsuka: Nuk ishte e lehtë të fitonim në fushën e Egnatias
Sport

Te Flamurtari shpresojnë përsëri, Bintsuka: Nuk ishte e lehtë të fitonim në fushën e Egnatias

18/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sfida ndaj Vllaznisë tek “Arena e Demave”, dy rikthime për Partizanin

Partizani, trajneri Kërnaja: Vlerësoj Bylis, pres shumë nga skuadra

18/04/2026
Goli i parë me Rubin Kazan, Gripshi në formacionin e javës në Rusi

VIDEO/ Gripshi lë gjurmë me Rubin Kazan, asist në kampionat

18/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al