Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasin P.Zhoga, 40 vjeç, banues në lagjen nr.1 Sarandë, me detyrë Drejtor i Zhvillimit dhe Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Sarandë.
Procedimi penal u krye pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. S., 55 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë, se një firmë ndërtimi është lejuar të vazhdojë ndërtimin e një pallati në lagjen nr. 4, Sarandë, pa dokumentacionin përkatës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ditë më parë u arrestua Romina Pulaj, drejtoresha e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, e cila akuzohet për shpërdorim detyre duke lejuar ndërtime pa leje.