• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas Bularatit tjetër incident për festën e Greqisë, në Këlcyrë policia ndalon aktivisten çame (FOTO)

28/10/2018
Pas Bularatit tjetër incident për festën e Greqisë, në Këlcyrë policia ndalon aktivisten çame (FOTO)

Aktivistja pro çështjes kombëtare Elida Jorgoni është mbajtur në komisariatin e Këlcyrës për 2 orë e gjysmë për shkak se kërkonte të protestonte për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Gjatë ditës së sotme në Kelcyre dhe Dropull po zhvillohej një ceremoni përkujtimore të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.

Edhe pse ishte kërkuar leje në polici për këtë protestë brenda afateve ligjore, policia nuk e ka lejuar kryetaren e ‘Foleja e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare’ për të protestuar, për shkak se siç tregoi ajo në një lidhje telefonike për ‘Fax News’ kishin marrë urdhër nga lart. Jorgoni u shpreh në protestë do të kërkohej reciprocitet në marrëdhëniet mers dy vendeve, në mënyrë që siç vijnë grekët për të nderuar ushtarët e tyrem edhe shqiptarët të shkojnë në Çamëri për të vizituar varret e të parëve të tyre.

‘Protesta për të kërkuar reciprocitet. Nuk e di arsyen, është i padrejtë arrestimi im se ishte vënë në dijeni dhe komisariati i Përmetit dhe Këlcyrës. Unë shoqërohem dhe mbahem 2 orë e gjysë në komisariatin e Policisë’, tha Jorgoni pasi ishte liruar.

‘Më thanë që kemi urdhër nga lart, nuk kemi problem me ty por kemi urdhër në polici’, shtoi ajo, duke vënë edhe njëherë në pah të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që shkelen nga Greqia.

‘Protesta ishte për të drejtat tona të mohuara nga fqinji jugor. Ashtu si ata që vijnë dhe ne duhet të nderojmë figurat tona kombëtare atje ku i masakruan në Çamëri, unë jamë nën-grata nga shteti grek’, tha aktivistja.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe PDIU:

Ndalohen patriotët shqiptarë të protestojnë dhe u hapet rrugë provokimit me armë të esktremistëve të Agimit të Artë

Policia nuk u jep leje patriotëve shqiptarë që të protestojnë për fyerjet që u bëhet të gjithë shqiptarëve me varrezat greke në Këlcyrë dhe bërjen e tyre vend pelegrinazhi për esktremistët grek të vorio-epirit. Patriotët shqiptarë si Elida Jorgoni kanë të gjithë të drejtën për të protestuar dhe ndalohen e arrestohen padrejtësisht nga Policia.

PDIU dënon këtë veprim të Rilindasve të rinj, të cilët po lëvizin nga vendprehjet e tyre Rilindasit e vjetër.

Si është e mundur që disa shqiptarë patriot, të ndalohen të protestojnë në territorin e tyre në Këlcyrë, ndërkohë që në Gjirokastër lejohet që një ekstremist i Agimit të Artë, Konstatinos Kacifas, të qëllojë Policinë e Shtetit.

Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet bën thirrje që ekstremisti i Agimit të Artë të arrestohet nga Policia.

Related Posts

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!
Lajme

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!

24/10/2026
Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës
Lajme

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës

24/10/2026
Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)
Lajme

Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)

24/10/2026
Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al