• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas Haki Çakos, pritet tjetër furtunë në Policinë e Shtetit

20/01/2018
Kanabisi dhe grupet kriminale, Monika Kryemadhi: Kush ka qenë drejtor i policisë në Gjirokastër i ka gjërat shumë të qarta

Shkarkimi i Haki Çakos nuk është i vetmi. Të tjera lëvizje në rang drejtuesisht të lartë pritet të bëhen me emërimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, i ftuar në “kapital”, shpjegoi pse largimi i Çakos nga detyra ishte kaq i vonë, duke ju referuar faktit që gjatë mandatit të parë, Xhafaj largoi nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë në qarqe. Sipas tij, duhej bërë një analizë më e detajuar e punës, dhe nga kjo u pa se policia kishte nevojë për më shumë dinamizëm në prioritetet e caktuara, siç është lufta kundër krimit dhe kanabisit.

Pas shkarkimit të Haki Cakos me propozim të ministrit dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave, në këtë detyrë u komandua zv.drejtori Rebani Jaupi, ndërsa tashmë kanë nisur aplikimet për të fituar gradën “Drejtues i Parë”, në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjes së kreut të Policisë së Shtetit.

Pjesë nga intervista

Aleksandër Furxhi: Ka disa dosje për të cilat qytetarë presin rezultate konkrete.

Ministri Xhafaj: Viti 2017 renditet ndër më të mirët në vitet e fundit, për disa çështje, si: lufta kundër kultivimit të kanabisit, të dhënat e krimeve kundër pronës dhe jetës, etj. Natyrisht dhe unë personalisht, në funksionin e Ministrit të Brendshëm, jam i ndërgjegjshëm që mbetet akoma shumë për të bërë, si: lufta ndaj grupeve kriminale, korrupsioni i zyrtarëve të shtetit, përforcimi i rezultateve pozitive në luftën antikanabis me synim heqjen përfundimtare të Shqipërisë nga lista e vendeve kultivuese, dhe parandalim i krimit në moshat e reja.

Aleksandër Furxhi: Z.ministër, si e shpjegoni ju faktin që drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako qëndroi në detyrë kur segmente jo të parëndësishme të Policisë së Shtetit ishin njollosur me hashashin etj?

Ministri Xhafaj: Së pari unë nuk shkova në Policinë e Shtetit për të zëvendësuar një drejtor me një tjetër – siç ndodhi në pjesën e parë të mandatit tim që, sipas meje, ishte një lëvizje e drejtë dhe minimale për atë kohë. Me nisjen e mandatit të ri duhet të kisha një analizë më të plotë, për të kuptuar problematikat dhe zgjidhjet e nevojshme sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Aleksandër Furxhi: Në media flitej për përplasje mes Ramës dhe Xhafaj.

Ministri Xhafaj: Nuk besoj të ketë pasur diçka të tillë. Por kur kam dërguar propozimin për shkarkimin e Çakos, qeveria e miratoi. Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al