• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas kryebashkiakëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e institucioneve qendrore: Përgjatë 2 viteve të fundit, 70% e prokurimeve publike me problematika

13/07/2021
Pas kryebashkiakëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e institucioneve qendrore: Përgjatë 2 viteve të fundit, 70% e prokurimeve publike me problematika

Pas operacioneve të fundit të realizuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ku janë publikuar abuzime me tendera të ndryshëm, kryeministri Rama ka bërë një bilanc të institucioneve shtetërore mbi procedurat e ndjekura përgjatë një viti me asistim të Agjencisë së Prokurorimit Publik.

Në një takim me drejtues të ministrive dhe autoriteteve kontraktore, kreu i qeverisë tha se gjatë vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021, janë kryer 936 procedura ku 70% e tyre kanë pasur problematika në hartimin e kritereve.

Ai thotë se pavarësisht rekomandimeve të APP-së ndaj institucioneve, një pjesë e tyre nuk i kanë marrë parasysh duke e cilësuar si cënim i etikës shtetërore.

“Nga të dhënat e administruara për të gjitha institucionet që lidhen me ministritë dhe agjencitë e pushtetit ekzekutiv, gjatë 2020 dhe periudhës së parë të 2021 rezulton se janë asistuar 936 procedura të publikuara. Ndër to, 70 % e procedurave ka rezultuar problematika në hartimin e kritereve. Për këtë arsye, institucioneve përkatëse u janë dërguar rekomandime nga prokurorimi publik. 20 % e institucioneve në këtë sallë nuk kanë reflektuar ndaj këtyre rekomandimeve. Rekomandimet e prokurorimit publik nuk janë të shkruar në gurë, por është e padiskutueshme që mosreagimi ndaj tyre me shkrim për të vënë në diskutim me argumente një pikë ose një tjetër, është një cënim flagrant i etikës shtetërore. Të gjithë e dimë, është sekreti më i madh publik në Shqipëri që në problematikën e prokurorimeve, armiku kryesor janë kriteret e qepura me dorë për kualifikim që ndikojnë drejtëëpërdrejtë në uljen e pjesëmarrjes” – tha kryeministri.

Sipas Ramës, nga analiza e 25 institucioneve, në 21 prej tyre, 30-40 përqind të procedurave tenderuese i kanë vetëm me një operator ekonomik.

“Në shqyrtimin e të dhënave, janë asistuar nga APP, 936 procedura dhe nga këto, mesatarja e ofertave të kualifikuara është 2.56. Nga analiza nga 25 institucione, 21 prej tyre, 30-40 përqind i kanë me nga një operator ekonomik” – tha Rama.

Në fillim të fjalës së tij, kreu i qeverisë prezantoi paketën e re ligjore të Prokurorimit Publik i cili ka qëllim të rrisë integritetin dhe përgjegjshmërin në procedurat e tenderimeve.

“Me cilësi të paketës së re ligjore në fushën e prokurorimit publik.Sikundër edhe në takimin e mëparshëm nuk dua të hyjë në detaje lidhur me progresin e bërë në këtë fushë me rezultatet e lexueshme përmes të dhënave që disponojmë sepse qëllimi nuk është që të shikojmë prapa për t’u krahasuar me të shkuarën por të shohim përpara për të kapërcyer sa më parë dhe sa më shpejtë hendekun mes nesh dhe të ardhmes. Paketa e re ligjore synon tu japë autoriteteve kontraktore dhe shtetit shqiptar, mjete të reja efikase duke ju garantuar një kuadër rregullator të përafruar me legjislacionin europian dhe duke adresuar të gjitha ato gjetje të ndryshme. Kërkesa për ndryshime ligjore ngsa institucione të ndryshme të vendit, problematika të hasura gjatë prokurorimit. Paketa e re adreson qartësisht domosdoshmërinë për të rritur integritetin dhe përgjegjshmërinë gjatë prokurorimit. Dua që të bëj me shumë pak fjalë në mënyrë të përmbledhur një bilanc të cilin do ju inkuirajoja që ta shihni të profilizuar sipas fushave” – tha Rama.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al