Ky nuk është Botërori i Messit dhe Ronaldos. Portugalia është eliminuar nga Kupa e Botës pasi u mposht me rezultatin 2-1 përballë Uruguait.
Dy golat e fitores për Uruguain i shënoi Edison Cavani, i cili në fund të ndeshjes doli nga fusha për shkak të një dëmtimi.
Golin e barazimit për portugezët e shënoi Pepe, ndërsa Cristiano Ronaldo gjatë gjithë 90 minutave qëndroi në hije.
Ajo që mbetet të theksohet ishin vetëm disa tentativa të dëshpëruara të 5 herë fituesit të “Topit të Artë” që edhe ai duhet të kthehet kokulur në vendlindje.