Pas Bashkisë Gjirokastër një tjetër institucion ka hapur procedurat për tenderin blerjes së karburantit që do të përdoret gjatë vitit 2018. Është fjala për Këshillin e Qarkut Gjirokastër. Vlera e tenderit për karburant është rreth 9.9 milionë lekë të vjetra me TVSH. Afati kohor për ekzekutimin e kontratës është nga data e nënshkrimit të saj deri më 31 dhjetor 2018. Ditë më parë Bashkia Gjirokastër prokuroi për karburant rreth 147 milionë lekë të vjetra me TVSH.
©ArgjiroLajm.net