• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pasha Qofte – shija tradicionale e odave gjirokastrite. Ja si t’i gatuani

07/02/2018
Pasha Qofte – shija tradicionale e odave gjirokastrite. Ja si t’i gatuani

Janë disa gatime tipike të zonave të ndryshme të Shqipërisë të cilat spikasin me shijen unike të tyre, të plotë dhe karakteristike. Receta të cilat brez pas brezi lartësohen me shijen e tyre në çdo sofër e tryezë shqiptare. E tillë është receta e ane’ve (nënave) gjirokastrite, një gatim i vjetër po aq sa edhe gurët e qytetit emblematik të jugut të Shqipërisë. Supa me Pasha Qofte është një ndër krenaritë e kuzhinës tradicionale gjirokastrite. Falë mjeshtërisë së tyre në kuzhinë, nënat dhe gjyshet gjirokastrite mahnisin këdo me shijen e mrekullueshme të këtij gatimi special. ArgjiroLajm.net ju sugjeron të shoqëroni këtë supë shije plotë me sallata të freskëta të stinës, byrekë të ndryshëm apo edhe me pak nga zahiretë fantastike shqiptare. Me shumë pak përbërës, të cilët me lehtësi gjenden në çdo kuzhinë çdo kush mund të përgatisë këtë recetë tradicionale gjirokastrite vet në shtëpi për t’i ofruar familjes një vakt fantastik e mbresëlënës për shijen. ArgjiroLajm.net  ju përcjell më poshtë mënyrën e përgatitjes së kësaj supe të shijshme në shtëpi.

Si t’i përgatisim krejt lehtë në shtëpi/ (Përbërësit përzgjidhen në bazë të personave në familje. Përbërësit më poshtë janë për katër persona)

Për përgatitjen e qofteve: 250 gr mish i grirë, 1 kokërr qepë, Gjysmë filxhani çaji me oriz, Një e bardhë veze 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë ose vaj ulliri, 3 gota me ujë, Majdanoz i freskët, Kripë, Piper.

Për përgatitjen e supës: Lëngun e një kokrre limoni, Një gotë ujë, 2 të verdha vezësh, Një lugë gjalpë i shkrirë ose vaj ulliri

Përgatitja e Pasha Qofteve: Në një tenxhere hedhim ujin bashkë me orizin dhe i lëmë të zjejnë për 15 minuta. Më pas i heqim nga zjarri dhe orizin e kullojmë nga uji duke e lënë mënjanë në një tas. Më pas grijmë qepët hollë dhe e hedhim tek tasi ku kemi hedhur orizin e kulluar, shtojmë mishin e grirë, bashkë me të bardhën e vezës, kripën, piperin dhe majdanozin e freskët. I përzjejmë mirë të gjitha bashkë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Më pas, njomim duart me ujë dhe ndajmë masën në qoftë të vogla në madhësinë e një kokërr arre. Nga ana tjetër, hedhim në një tigan dy gota me ujë, pak gjalpë ose vaj ulliri dhe shtojmë me kujdes qoftet duke i lënë të zjejnë në zjarr të ngadaltë për gjysmë ore. Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Rrahim të verdhat e vezës bashkë me lëngun e limonit dhe ujin dhe në mënyrë të ngadaltë i’a shtojmë tenxheres ku kanë zjerë qoftët. I përzjejmë më shumë kujdes që të mos prishet forma e qofteve. Tenxheren e heqim nga zjarri dhe e servirim të ngrohtë. Sipër mund të shtojmë pak pika gjalpi të shkrirë ose pika vaj ulliri si dhe majdanoz të grirë hollë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al