Pasi nuk e rikandiduan për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Finiq, socialistët i kanë dhënë Kristaq Kiços një post tjetër. Sot ai është prezantuar si nënprefekt i Sarandës nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Kristaq Kiço u mënjanua nga socialistët në garën e 14 majit pa ndonjë arsye apo shpjegim thelbësor që lidhej me performancën e tij 4-vjeçare në krye të Bashkisë Finiq. Lëvizja ishte thjesht çështje konjukturash apo klanesh brenda socialistëve. Kujtojmë që Kiço është gjithashtu kryetar i partisë së dytë të minoritetit grek në Shqipëri, MEGA. Në 14 maj PS kandidoi në Finiq Romeo Çakulin dhe e fitoi atë bashki. ©argjiroja.net









