Kanë kaluar vetëm 5 ditë nga marrja e lirisë së ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ai duket se po e shijon shumë këtë. Pas një kohe të gjatë hetimesh të cilët ende vazhdojnë, Tahiri ka zgjedhur të kalojë me familjen fundjavën e parë të lirisë pas “arrestit të shtëpisë” që i kishte vendosur gjykata.Ka qënë bashkëshortja e Tahirit e cila ka postuar pas shumë kohësh një foto familjare në natyrë. Tahiri i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij, mban në dorë një qingj duke shkruar krahas fotos “Jo vetëm ne të tre”. Rikujtojmë se ish-ministri Tahiri është ende nën hetime për akuzat e trafik droge dhe korrupsion pasiv, ndërkohë pak ditë më parë arriti të fitojë lirinë dhe të hetohet në gjendje të lirë.









