Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit në Gjirokastër, ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, mbyll edhe televizionin që administronte familja e tij. Prej fillimit të këtij muaji Tv Channel 7 nuk transmeton më lajme. Gazetarët që punon aty janë larguar në kërkim të diçkaje tjetër. Familja Tavo e mori televizionin disa muaj para zgjedhjeve parlamentare për ta patur në shërbim të betejës politike. Kujtojmë që të njëjtën gjë Vangjel Tavo bëri edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Asokohe ai kishte marrë me qira televizionin Alpo. Bashkë me klubin e futbollit Luftëtari, LSI kishte një infrastrukturë të konsiderueshme dhe që shpresonte të merrte dy mandate deputetësh në qark, por që nuk ia doli dot. ©argjiroja.net